Edhe Bullgaria i vendos kushte Shqipërisë për hapjen e negociatave

E mërkurë, 09 October 2019 16:40

Pas kushteve Gjermane, refuzimit të Holandës dhe pikëpyetjeve të Francës, një tjetër shtet i BE-së ka vendosur kushte ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave të Bullgarisë, thuhet vlerësimi i përgjithshëm për Shqipërinë është pozitiv, por përmeden dy kushte që lidhen me pakicat bullgare të në Shqipëri. Gjithashtu dokumenti theksohen se çelja e negociatave me vetëm njërin prej shteteve do të kishte pasoja jo vetëm për shtetin e mbetur jashtë, por edhe për rajonin. “Shqipëria duhet të garantojë maksimalisht të drejtat e pakicës bullgare, jo vetëm në zonën tradicionale ku ata kanë jetuar, por kudo që mund të jetojnë në Shqipëri. Gjithashtu presim që censusi i popullsisë të kryhet sipas standardeve më të larta europiane dhe të pasqyrojë etninë e vërtetë të njerëzve”, thuhet në dokumentin e Qeverisë.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Qeveria bullgare ka vendosur disa kushte. Asaj i kërkohet të ndërpresë gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve dhe Bullgarisë, të pranojë përfundimet e Komisionit mbi Çështjet Historike dhe Arsimore si të vërteta historike, të heqë gjuhën ofenduese ndaj tabelave dhe vendeve historike, si dhe të heqë dorë nga pretendimet për minoritet maqedonas në Bullgari.

Kushtet do të duhet të miratohen më parë në Parlament, por nëse këto plotësohen nga Maqedonia e Veriut, atëherë ajo do të japë dritën jeshile për çeljen e negociatave.

(Dokumenti zyrtar i Qeverisë bullgare)

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...