Pas deklaratës së Thaçit për marrëveshjen me Serbinë, Vuçiç tregon se si takoheshin me Presidentin e Kosovës

Tuesday, 12 November 2019 12:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, se Prishtina është e gatshme për një marrëveshje me Beogradin.

Vuçiq ka ironizuar me këtë deklaratë të presidentit kosovar, por ka treguar edhe marrëdhëniet aktuale mes tij dhe Thaçit. Këto marrëdhënie, sipas tij kanë ndryshuar prej një viti.

“Ai nuk e tha atë që donte të thoshte. Kur e takoja, i thonim njëri-tjetrit “ditë të mbarë, “si jeni”, “natën e mirë”, “pse e keni bërë këtë apo atë?” Shiheshim me njëri-tjetrin një herë në javë, ose në baza mujore, por kjo nuk është kështu për më shumë se një vit. Ne takohemi në konferenca ndërkombëtare, dhe në vend të kësaj, kur unë i them “mos bëni marrëzira rreth helmimit”, ai përgjigjet duke bërë komente të ngjashme, dhe kjo është ajo”, tha Vuçiq për mediat serbe, shkruan exspres

Vuçiq shtoi se marrëdhëniet nuk kanë shënuar përparim as pas takimeve me dyer të mbyllura.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...