“Si mund të mallkohet më shumë se kaq një shoqëri” / Manjani: 2019, mos ardhtë më ky vit

E Enjte, 26 December 2019 09:42

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1” ka bërë një koment në rrjet lidhur me zhvillimet në vitin 2019, ndërs uron që ky vit mos ardhtë më. Manjani referuar zhvillimeve thotë se një shoqëri nuk mund të mallkohet më shumë se kaq.

“Kjo është kriza më e thellë e demokracisë që kemi parë ndonjëherë. Një krizë disi e “bekuar” nga burrokratë e zyrtarucë të huaj që na neveritën hapur vlerat e shoqërisë perëndimore që ishim mësuar ta shohim si perëndi. Raporti i ODHR vuri disa pika mbi i, por që u harruan nga skandale të përjavshme të qeverisë, skandale të cilat shërbyen më së shumti për të harruar të mëparshmet.

Në fakt dështimi më i rëndë yni ishte humbja e rrugës Europiane. Dështuam të bindim gati gjysmën e shteteve të BE që e kemi seriozisht rrugëtimin europian.

Jo vetëm kaq, por për herë të parë zyrtarisht ndaj nesh u ngrit procedurë zyrtare për të na pezulluar eehe arritjen më të madhe të viteve më parë, Lëvizjen e lirë në BE”, shkruan Manjani.

Në vijim, ai shkruan “stres pa fund kaluam këtë vit, sipas paradigmës “skeni parë gjë akoma”! E vetmja që u vërtetua katërcipërisht!”.

“Një vit nga jeta jonë iku nën këtë stres kaotik të përhershëm, vetëm për shkak të faktit se politika është e çmendur përveç veseve të vjetra që i ka patur…

Teatri dhe show i qelbur i politikës prodhoi vetëm stres.

Show më i qelbur ishte minischengeni. Show që fyu rëndë shqiptarët në histori dhe në inteligjenë”, shkruan Manjani.

Komenti nga Ylli Manjani

2019 vit i vështirë.

=============

Pa dyshim ishte viti që solli shumë stres jo normal dhe të shmangshëm. Nga dita në ditë, nga java në javë u lutëm e shpresuam se nuk do kishte më keq. Por më kot. Thjesht mësuam se e keqja nuk ka fund.

Një vit ku bëmë hapa të dukshme pas në drejtim të funksionimit të shtetit, demokracisë dhe shoqërisë në tërësi.

Kjo e fundit u përça dhe u varfërua më shumë sesa një vit më parë. Polarizimi ekonomik dhe social u theksua më shumë.

Në këto kushte shoqëria shqiptare u vu para sprovash të forta. I kërkohej të mbronte demokracinë përpara një shteti gjithnjë e më represiv. Para një shteti që të nxjerr nga shtëpia me gaz lotsjellës dhe, që nuk të vlerëson as më njeri e jo më për qytetar me të drejta kushtetuese.

Kjo e fundit, pra Kushtetuta, nuk sundon më. Këtë vit mësuam haptazi se si sundon bosi dhe jo ligji, se si ligji u zëvendësua me dëshirën e bosit.

Megjithatë shoqëria reagoi, pavarësisht dhunës shtetërore. Bulevardi i Tiranës nuk ka parë kurrë më parë aq shumë protestues e protesta sesa këtë vit. U protestua në bulevard por edhe tek unaza. U protestua nën dhunën e pashembullt të policisë e cila tregoi fytyrën më të egër të mundshme. Sjellja e saj krejt joproporcionale ishte më e keqja e këtyre viteve të fundit.

Parlamenti humbi pluralizmin përherë të parë pas 30 viteve dhe pushteti lokal u pushtua nga partia e vetme që sundon.

Shteti dhe institucionet e tij janë të gjitha në dorën e një klike moniste që sundon.

Kjo është kriza më e thellë e demokracisë që kemi parë ndonjëherë. Një krizë disi e “bekuar” nga burrokratë e zyrtarucë të huaj që na neveritën hapur vlerat e shoqërisë perëndimore që ishim mësuar ta shohim si perëndi. Raporti i ODHR vuri disa pika mbi i, por që u harruan nga skandale të përjavshme të qeverisë, skandale të cilat shërbyen më së shumti për të harruar të mëparshmet.

Në fakt dështimi më i rëndë yni ishte humbja e rrugës Europiane. Dështuam të bindim gati gjysmën e shteteve të BE që e kemi seriozisht rrugëtimin europian.

Jo vetëm kaq, por për herë të parë zyrtarisht ndaj nesh u ngrit procedurë zyrtare për të na pezulluar edhe arritjen më të madhe të viteve më parë, Lëvizjen e lirë në BE.

Për fat procedural kjo gjë nuk u miratua, por rreziku është ende prezent sepse mesaduket qeveria ka premtuar diku shitjen e pasaportave shqiptare për “pasanikët” e azisë dhe të lindjes.

Nga ana tjetër shumë shqiptarë ikën, shumë të tjetë janë me plaçka në torbë në pritje për të ikur. 2019-ta thelloi emigrimin dhe dëshirën për të ikur nga sytë këmbët. Ç’popullim i frikshëm!

Shpresa është afër zeros! Besimi që Shqipëria ka të ardhme thuajse ka humbur. Vendi po merr pamjen e një azili të madh dhe qytetesh-konvikt me shumë kate. Shumë prej nesh po shohin sistemin komunist si më të mirë nga ky i sotmi.

Si mund të mallkohet më shumë se kaq një shoqëri!!!

Para e madhe është vërdallë, por paraja shkon vetëm te paraja. Ai që skishte këtë vit nuk pati akoma më shumë. Ai që kishte këtë vit vuri më shumë.

Populli paguan taksa e tarifa të rritura për shërbime, shumë më shtrenjtë se një vit më parë.

Demokracia mori goditje fatale me humbjen e pluralizmit politik, me votimet moniste dhe me represionin ndaj fjalës së lirë. Shqiptarëve iu hoq hapur e drejta për të zgjedhur dhe së fundi edhe liria për t’u shprehur.

Politika në humbi ndjeshëm besimin e publikut. Ky i fundit i keqqeverisur, i grabitur e i mashtruar preferoi që ta shohë politikën thjesht si lajm, jo si shpresë për ndryshim.

Prona dhe të drejta të tjera themelore u shkelën këtë vit si kurrë më parë, nga shteti me “policinë që duam”. Ndalime, arrestime e goditje njerëzish pa ligj e pa prova, por thjesht të nxitura nga porosia apo urdhëri politik i pamë më shumicë. Natën, ditën, në shtëpi, në rrugë e kudo njerëzit humbën sigurinë ligjore shumë më shumë se viti paraardhës.

Në fund tërmeti. O zot bëje mirë, por humbën dhe jetë njerëzish që jetonin në godina të pa banueshme. Shteti ishte askund, as para e as pas tërmetit. Një fatkeqësi natyrore që nxori në dritë të diellit se sa keq qeverisemi dhe se sa pa shtet jemi!

E kështu me radhë, stres pa fund kaluam këtë vit, sipas paradigmës “skeni parë gjë akoma”! E vetmja që u vërtetua katërcipërisht!

Një vit nga jeta jonë iku nën këtë stres kaotik të përhershëm, vetëm për shkak të faktit se politika është e çmendur përveç veseve të vjetra që i ka patur…

Teatri dhe show i qelbur i politikës prodhoi vetëm stres.

Show më i qelbur ishte minischengeni. Show që fyu rëndë shqiptarët në histori dhe në inteligjenë.

Sinqerisht mos ardhtë më ky vit!

Modifikuar më E Enjte, 26 December 2019 09:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...