Të zbardhet roli i Edi Ramës si pjesë e Projektit shtetëror të Serbisë kundër njohjes së Kosovës!

E Enjte, 26 December 2019 09:53

Nga Petrit Vasili

Edi Rama ka sot detyrimin e pashmangshëm edhe ligjor edhe moral që të bëjë publik rolin e tij konkret si pjesë e Projektit Shtetëror të Serbisë kundër Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Daçiç ka deklaruar publikisht lobimin me para’ për mosnjohjen e Kosovës dhe tërheqjen e njohjeve duke thënë:

“Ky është një projekt shtetëror dhe gjithçka bëhet përmes institucioneve”.

Ndërsa presidenti i Serbisë ka deklaruar lidhur me rolin e Edi Ramës se: “Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Rama, për nismën e Shengenit të vogël, ka treguar kurajë të rrallë”.

Tashme eshte e qarte se gjithshka, qe Rama ben e thote jane pjese e nje strategjie te miremenduar e te mirefinancuar ne Serbi, ku ai ka rolin e tij te mirepercaktuar.

Ndaj eshte vendi qe te radhisim nje seri qendrimesh e veprimesh qe flasin vete:

Dorezimi pa kushte i Edi Rames duke u bere pjese aktive ne projektin per asgjesimin anashkalimin dhe menjanimin e njohjes se Kosoves si moment kyç e parimor duke perdorur si instrument Minishengenin.

Pranimin nga Edi Rama te mohimit prej Serbise te Masakres se Reçakut dhe te genocidit ne teresi si nje moment kritik i cili vuri ne levizje SHBA dhe Angline ne levizje per te filluar ofensiven ndaj Serbise dhe qe solli pavarsine e Kosoves.

Mosreagimi nga Edi Rama perballe lobimit te eger te Serbisr per mosnjohjen e Kosoves dhe terheqjen e disa njohjeve te bera me pare te saj.

Mbeshtetja nga Edi Rama e prekjes se kufijve te Kosoves si projekti me i zi kunder saj dhe puna e tij aktive e dukshme dhe e padukshme ne favor te ketij projekti.

Vendosja nga Edi Rama e Takses se Rruges se Kombit si nje politike dhe pengese konkrete per Kosoven si ne planin ekonomik, por edhe me gjere per ta shnderruar Shqiperine nga partner prioritar ne nje vend obstruktiv e thellesisht pengues per Kosoven.

Qendrimi abuzivisht aktiv i Edi Rames kunder Kosoves per taksen 100% ndaj Serbise, nderkohe qe Serbia ushtronte dhe ushtron nje veprim mbareshteteror armiqesor ndaj Kosoves.

Mbajtja nga Edi Rama e nje qendrimi publik denigrues,fyes dhe thellesisht stigmatizues ndaj Kosoves dhe liderave te saj.

Institucionet e Sigurise Kombetare ne Shqiperi duhet te zbardhin e hetojne menjehere rolin e Kryeministrit Rama ne te gjithe kete ceshtje te rende dhe te permasave teper te medha.

Demostrimet qesharake te orkestruara te Edi Rames ne Beograd, ne konferenca shtypi butaforike dhe pa asnje vlere gjoja pro Kosoves, te cilat i kane sjelle vetem dem si dhe butaforia e Mbledhjeve te perbashketa qeverive shqiptare dhe kosovare kane sherbyer thjesht si alibi te rreme per te bere gjoja te besueshem rolin e Edi Rames ne funksion te projektit shteteror serb kunder Kosoves dhe Shqiperise.

Sot ky rol i Edi Rames duhet zbardhur e hetuar me te gjitha instrumentet funksionale te Sigurise Kombetare, por edhe te drejtesise, pasi Shqiperia dhe Kosova jane perballe nje rreziku madhor per shkak te nje strategjie te tille thellesisht antikombetare ku roli Esadist e tradhetar i Edi Rames eshte nje nga instrumentet shume te rendesishem te saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...