Një shqiptar 35-vjeçar, i cili kishte tre muaj që kishte shkuar në Itali është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka trafikuar drogë.
Pas kontrollit në shtëpinë e tij, policia mundi të gjejë dhe të sekuestrojë 6 gramë kokainë të fshehur në dy qeskëza. Në bodrumin e shtëpisë së tij midis mjeteve bujqësore u sekuestruan edhe 300 gramë kokainë.