Reuters: Hakerat e mbështetur nga Turqia, pas sulmeve kibernetike ndaj SHISH

E Enjte, 30 Janar 2020 16:26

Hakera që besohet se punojnë në interes të Turqisë janë pas sulmeve kibernetike ndaj organizatave të ndryshme qeveritare në Europë dhe Lindjen e Mesme, thotë agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar tre zyrtarë perëndimorë të fushës së sigurisë.

Hakerat kanë sulmuar të paktën 30 organizata dhe mes viktimave renditet edhe Shërbimi Informativ Shtetëror Shqiptar, por edhe shërbime të ndryshme të qeverisë greke, qipriote dhe irakiane. Pre e sulmeve kanë rënë edhe organizata civile në Turqi, si Llozha e Frimasonëve.

Sipas Reuters, SHISH tha se sulmet janë drejtuar nga infrastruktura që nuk renditet si e klasifikuar, pra nuk është prekur asnjë “sekret shtetëror” i çfarëdolloj niveli.

Ministria e Brendshme e Turqisë nuk ka pranuar të komentojë për rastin por tha se edhe Turqia ka qenë vazhdimisht shënjestër e sulmeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...