Reportazhi i RAI3, Mustafaj: Kanë hallin e Italisë, po i shkon droga aty, reagimi nga institucionet shqiptare poshtërues

E Enjte, 30 Janar 2020 17:38

Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka thënë për reportazhin e RAI 3 se kanabisi nga Shqipëri po shkon në Itali, dhe televizioni shtetëror shqetësohet për vendin e tij.

Ai thotë se në Itali shkojnë sasitë e mëdha të drogës dhe se informacionet e RAI3 ishin nga një raport i Guardia di Finanza. Po ashtu shton se reagimi institucional shqiptar ishte i pandjeshëm dhe poshtërues.

”RAI 3 tha se është rritur 1200 përqind prodhimi i kanabisit. Tha se të dhënat ishin nga një raport i Guardia di Finanza dhe jo nga kazani i Tiranës siç i pëlqen Ramës.

Reagimi institucional shqiptar ishte jo vetëm i pandjeshëm por edhe poshtërues. Çka e detyroi RAI 3 të vijonte reagimin dhe të merrte policë shqiptarë, katër të tillë si Dritan Zaganin dhe një polic tjetër nga Kukësi azilant në Zvicër.

Ata treguan se donin ta luftonin kriminalitetin, dhe kur kishin vendosur ta çonin para drejtësisë ishin nga dy anë presion, nga krimi dhe nga shteti.

RAI 3 ka hallin e Italisë. Droga shkon në Itali dhe s’mund ta luftojë pa u luftuar në Shqipëri.

Parlamenti është ai që është. Nuk është në rolin e tij, është pacilësinë dhe dnërgjegjen apo rolin që i takon. Në masë shumë të madhe Rama e kontrollon Kuvendin, kemi një grup parlamentar të PS që është i pandjeshëm dhe vetëm noterizon vendimet e Ramës.

Problemi nuk është vetëm Parlamenti pasi Rama në 6 vite ka treguar se Parlamenti s’ka ndonjë rëndësi për këtë. Mazhoranca i duhet vetëm për t’i dhënë mandatin dhe opozita spektaklin. Rama duhet të çohet para drejtësisë. Duhet të besojmë se SPAK do të mund të tregojnë një përgjegjësi më të madhe.”- tha Mustafaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...