Grupi i tregtarëve të drogës, 5 të arrestuar në Fier e në Itali. Emrat

Tuesday, 09 June 2020 15:30

Goditet një grup i strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni është  zhvilluar në një kohë, në Itali dhe në Shqipëri dhe është koduar “Car Sharing”.

Në Shqipëri janë arrestuar  dy anëtarë të grupit kriminal, si dhe tre të tjerë në Itali, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia italiane.

Ata jane: Klevis Çela, 34 vjeç, banues në  Karbunare/Lushnje,person me precedent te meparshem penal.(arrestuar sot ne Shqiperi) dhe  Shpat Zeqo, 35 vjeç, në Karbunarë,(arrestuar sot ne Lushnje)

Ja njoftimi i plotë

Policia e Shtetit

Finalizohet me sukses një tjetër operacion ndërkombëtar.

Operacioni i koduar “CAR SHARING ”, zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit.

Operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni i zhvilluar në një kohë, në Itali dhe në Shqipëri.

Vihen në pranga në Shqipëri, dy anëtarë të grupit kriminal, si dhe tre të tjerë në Itali, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia italiane.

Operacioni në Shqipëri është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, i drejtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, me pjesmarrjen e Interpol Tirana dhe Drejtorisë Vendore Fier, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Italiane të atashuar në vendin tonë (INTERFORCA).

Si rezultat, në Fier u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

K. Ç., 34 vjeç, banues në Karbunare/Lushnjë, person me precedent të mëparshëm penal;

Sh. Z., 35 vjeç, banues në Lushnjë;

Ndërsa në Itali, nga Njësia Operative Radiomobile e Kompanisë Karabinieri të Borgo San Lorenzo të koordinuar nga Drejtoria Qëndrore për Shërbimet Antidrogë dhe nga Prokuroria e Republikës së Firences, në kuadër të procedimit penal për shkatërrimin e një grupi kriminal në të cilin ishin të përfshirë shtetas shqiptar, i prirur në trafikun e lëndëve narkotike në Itali, veçanërisht në Toskana, në orët e para të mëngjezit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

H. SH., 28 vjeç dhe A. M., 45 vjeç, nga Lushnja, si dhe D. T. , 28 vjeç, nga Durrësi,  të tre me banim të përkohshëm në Itali.

Gjithashtu në Itali u shpall në kërkim shtetasi shqiptar E. H., me banim të përkohshëm në Itali.

Nga periudha gusht 2017 deri në mars 2018, shtetasi K. Ç., në rolin si organizator,  koordinator dhe përgjegjës i aktiviteteve kriminale të grupit që u godit mëngjesin e sotëm, negocionte me tregtarët e drogës dhe mbikëqyrte furnizmin me drogë, për ta trafikuar në rajonin e Toscanës.

Shteasi SH. Z., në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal kontrabandonte lëndën narkotike kokainë  dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë.

Gjithashtu ky shtetas ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.

Edhe në këtë operacion ndërkombëtar të radhës, Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm, besueshmëri dhe vendosmëri për të luftuar me forcën e ligjit, në bashkëpunim me partnerët, krimin e organizuar dhe terrorizimin.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...