Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të mbajë sot një fjalim në takimin e Nivelit të Lartë të Përkujtimit të 75-vjetorit të themelimit të Kombeve të Bashkuara.
Kreu i shtetit do të flasë në orën 19:00 në takimi në fjalë me temë “E ardhmja që duam, Kombet e Bashkuara që na nevojiten: duke ripohuar angazhimin tonë të përbashkët ndaj multilateralizmit”.
Ky fakt u bë i ditur nga zyra e shtypit të Presidentit.