“Sistemi mono-partiak i Edi Ramës duhet shkatërruar”,Lubonja:Vendi në depresion social-ekonomik, krimi ka kapur shtetin

Hënë, 21 September 2020 17:51

 

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Shqipëria sot është në një depresion të madh social dhe ekonomik.

Lubonja theksoi se krimi është fuqizuar shumë në Shqipëri, duke kapur shtetin.

Kam dëgjuar tani që ikin me gjithë familje. Përdorej termi depresion social-ekonomik që kalon vendi. Unë mendoj se nuk ka shenjë që ky depresion social e ekonomik të ndalojë. Njerëzit votojnë për ndëshkim dhe për besim. Opozita duhet që të bëjë që të ngjallë besimin tek njerëzit. Këta parti janë banda, më mirë janë tre parti sesa një. Po shkon vendi drejt një partie-pushtet si në shtetet lindore. Ka një lidhje mes depresionit dhe kriminalitetit.

Kriminaliteti ka lindur në Shqipëri ka burim të vet varfërinë dhe depresionin ekonomik. Mungesa e punës dhe edukimit çon njerëzit në krim, janë të lidhura me njëra –tjetrën. Ajo që rrit depresionin këtu tek ne është bashkëpunimi mes pushtetit dhe krimit të organizuar. Krimi i organizuar ka kapur pushtetin. Shumë persona nuk durojnë këtë pushtet dhe lidhjen me krimin, e ndaj ikin. Në raport me popullsinë, kronika e zezë në vend është skandal”, tha Lubonja.

 

Në lidhje me çështjen e listave, Lubonja vlerësoi se listat e hapura është një mashtrim i madh, duke shtuar se është po ashtu truk për të zhdukur koalicionet.

“Kjo manovra e fundit e Edi Ramës, për të mbyllur listat e hapura, për mendimin tim, tregon se me këtë ndryshim të Kodit Zgjedhor kishte si synim kryesor heqjen e mundësisë për koalicionet para-zgjedhore, pasi mund të humbte më shumë vota sesa në këtë mënyrë. Argumenti i listave të hapura u përdor për të hequr koalicionet.
Nuk besoj se do ketë listë të popullit, por të kryetarit. Kryetari nuk do të heqë dorë nga pushteti i tij dhe ka krijuar truk. Militantët e partive janë të sugjeruar që të votojnë atë që kanë votuar lideri. Ndërsa, kryetari i partisë ka vendosur një person në listë, besoj se edhe militantët njësoj do të votojnë. Në të gjithë këtë manovër ka humbur opozita. Listat e hapura është mashtrim i hapur”, u shpreh Lubonja.

Më tej, Lubonja tha se opozita jashtë-parlamentare, përpos denoncimeve dhe demaskimeve, duhet të bëjë më shumë aksione për të qenë në terren, më pranë popullit.

Në lidhje me faktorin ndërkombëtar, Lubonja u shpreh se roli i të huajve në Shqipëri është në rënie.

“Edhe Europa vetë ka një krizë tashmë. Ndikimi i perëndimorëve në Shqipëri është dobësuar. SHBA, aq më keq, e pamë sesi Trump rrëzoi një qeveri për interesa të vetat elektorale. Në vend se ta mbështeste, SHBA e sakrifikoi. Ndërkombëtarët janë të dobët, ne na mbetet të forcojmë projektet tona”, përmbylli Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...