Tritan Shehu/Kryeministri-Minister i Jashtem po shkaterron integrimin e diplomacine shqiptare.

Hënë, 19 October 2020 13:04

 

Se pari te publikosh bisedat informale me Macron nuk mendoj se eshte thjesht nje gaf i rende diplomatik, por tingellon si nje provokacion, qe demton maredheniet me ate personalitet, me ate vend mik dhe shton pengesat qofte dhe aty per integrimin tone.
Se dyti te sulmosh BE ne politikat e saj te integrimit, ta akuzosh ate me epitete krejt jashte etikes diplomatike, jane perseri jo thjesht humbje “ekuilibri”, por insulte me pasoje negative politike per ne.
Se treti te akuzosh pa baza Brukselin dhe vendet antare, te kerkosh te fshehesh mbas te tilla akuzave pergjegjesite e tua per problemet qe po kalon Shqiperia qe nga deformimi i thelle i demokracise, shkaterrimi i institucioneve perfshi dhe te drejtesise, korrupsioni, krimi galopant, Republiken e kanabisit te krijuar, trafiqet, varferine, emigracionin masiv etj, eshte si te kerkosh te fshehesh “minaren ne trajse”, gje qe tregon se nuk po mendon per te korregjuar sado pak, perkundrazi.
Se katerti te mos kuptosh qarte vecanerisht tashti qe Maqedonise se Veriut i eshte celur “drita jeshile”, ndersa neve nje vend historikisht i lidhur me Perendimin e pa ato probleme te fqinjit konsiderohemi si “delja e zese”, tregon se nuk do ta kuptosh kete realitet te rende te krijuar nga kjo qeverisje, per aresye…
…te lidhura me vullnete, interesa e strategji te qellimeshme per te penguar integrimin e vendit e mbajtur ate nen keto pushtete okulte larg Perendimit e BE, te lidhura keto me detyrime te imponuara, apo te dyja bashke per vazhdimin e kesaj rruge pa krye?
Keto jane pyetje te hapura, qe presin pergjigje, tashme jo nga Kryeministri, por qe shqiptaret me 25 Prill do tja japin atij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...