Greva e naftëtarëve, Kryemadhi letër SPAK-ut: E patolerushme! Të hetohen dhe të verifikohen shkeljet

Hënë, 19 October 2020 13:09

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka dërguar letër SPAK-ut, Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, kryetarit të KLSH dhe Avokatit të Popullit për çështjen e naftëtarëve të Ballshit.

Kryemadhi ka thënë se naftëtarët po protestojnë për të drejtat e mohuara dhe të grabitura, teksa shton se është e patolerueshme që qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

“Është e patolerueshme që qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, nuk ka monitoruar situatën, nuk ka imponuar gjetjen e zgjidhjeve për punëtorët, ndonëse shteti rezultonte pjesmarrës me 15% në këtë ndërmarrje, dhe kjo pjesmarrje ka patur si detyrim kryesor funksionimin e rregullt dhe në përputhje me ligjin, ku themelore dhe mbi të gjitha mbetet garantimi i të drejtave të punojësve.

Qeveria me ndërgjegje të plotë ka mbyllur sytë përpara shkeljes për një kohë shumë të gjatë, të të drejtave të punojësve, gjë që ka krijuar këtë tensionim ekstrem social, të natyrshëm të punojësve, që ka ardhur nga kjo grabitje e mundit dhe e djersës së tyre”, ka shkruar Kryemadhi.

Kryetarja e LSI ka vijuar më tej letrën duke shkruar se përshkallëzimi i situatës mund të sjellë përkeqësim të gjendjes shëndetësore të grevistëve, ndërsa shton me ngulm se duhet hetuar kjo situatë nga institucionet përgjegjëse deri në fund.

“Kërkoj nga ju që të hetoni deri në fund të gjithë këtë problematikë, nxjerrjen e përgjegjësive ligjore dhe imponimin e fortë ndaj qeverisë dhe pronarëve për zgjidhjen e menjëhershme të problemit, pasi pasojat dhe përgjegjësitë për çdo tensionim të mëtejshëm të situatës, në një zonë ku familje në ekstremin e varfërisë kanë mbetur pa asnjë të ardhur, do të binin vetëm mbi qeverinë dhe pronarët e ndërmarrjes.

Kërkoj gjithashtu edhe verifikimin dhe zbardhjen e të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve dhe përgjegjësitë penale që rrjedhin prej tyre, të ministrive përkatëse dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore”, ka shkruar ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...