Kompania që ka inceneratorin e Tiranë e regjistruar në Holandë, u emëruan 6 drejtorë njëherësh bashkë me Klodian Zoton, pas 1 viti dhanë të gjithë dorëheqjen

Tuesday, 20 October 2020 08:59

 

Kompania që ka inceneratorin e Tiranë e regjistruar në Holandë, u emëruan 6 drejtorë njëherësh bashkë me Klodian Zoton, pas 1 viti dhanë të gjithë dorëheqjen (KONTRATA-REGJISTRAT NË AMSTERDAM)

Inceneratoi i Tiranës, por dhe i i Fierit e i Elbasanit, kanë shkaktuar një debat të gjerë publik, me akuza dhe kundërakuza mes opozitës dhe mazhorancën.

Opozita thotë se pronari i kompanisë “Integrated Energy BV SPV” që ka inceneratorin e Tiranë (më saktë pronari i inceneratorit të Tiranës) nuk dihet dhe kontrata është sekrete. Mirëpo, nga një kërkim në internet del se kontrata është publike, bashkë me administratorët, shumën që do të paguajë shteti për kontratën koncesionare dhe gjithë ndryshimet e tjera.

Por nga regjistrat në Holandë, del se kompania ka kryer ndryshime shumë herë, madje drejtorët janë emëruar dhe larguar të gjithë njëherësh, bashkë me shqiptarin Klodian Zoto.

Sipas të dhënave të publikuara në OpenCorporates.al, kompania që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës është “Integrated Energy BV SPV”, e themeluar në datë 30.08.2017, me administratorë Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra.

Ndërkohë, më datë 13-02-2020, kompania që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës “Integrated Energy BV SPV” ka ndryshuar emrin dhe e ka bërë “GeoGenix BV”. Më poshtë po ju sjellim në rrjedhë kronologjike ndryshimin e drejtorëve të kësaj kompanisë dhe së fundmi të emrit të saj.

Nga të dhënat që Newsbomb.al. ka gjetur në Dhomën e Tregtisë në Holandë, del se kompania është regjistrua më datë 19-08-2016 dhe po atë ditë si drejtorë janë regjistruar shtetasi Thomas Walter Hansmann, Ernesto Granelli, Klodian Zoto, Arnaud Jean-François Guillaume van der Werf, Theo Spijkerman dhe Hans Werner Wallage.

Një vit pas këtyre emërimeve dhe themelimit të kompanisë, 5 nga 6 drejtorët e mësipërm kanë dhënë dorëheqjen dhe drejtimin e kompanisë “Integrated Energy BV SPV” e ka marrë kompania “Almares Management BV”. Menjëherë sapo drejtimin e kompanisë që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës e ka marrë “Almares Management BV”, është larguar dhe drejtoi i 6-të, Klodian Zoto, raporton newsbomb.al.

Po sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë në Holandë, më datë 20-3-2018 drejtor i kompanisë “Integrated Energy BV SPV” bëhet Giuseppe Ciaffaglione, i cili një vit më pas më datë 27-11-2019 jep dorëheqjen. Po në këtë datë, drejtimin e kompanisë e ka marrë David Hugh Hampson.

Në shkurt të vitit 2020, më saktë më datë 13-02-2020, emri i kompanisë që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës u ndryshua, duke u bërë: “GeoGenix BV” (emri ishte më parë Integrated Energy BV SPV).

Pak muaj pas këtij ndryshimi të emrit, për arsye të cilat nuk dihen sepse ligji shqiptar e ndalon ndryshimin e emrit të një kompanie koncesionare pa njoftuar më parë Ministrinë përkatëse, është larguar dhe kompania që drejtonte “Integrated Energy BV SPV” (e ndryshuar në: GeoGenix BV), “Almares Management BV”.

Më datë 04-06-2020, drejtimin e kompanisë “GeoGenix BV” (më parë Integrated Energy BV SPV), e ka marrë Georgi Leonidovich Birman, i cili mud

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...