SPAK-u gati arrestet për kupolën e plehrave!

Tuesday, 20 October 2020 09:05

 

-Opozita i kërkon zyrtarisht prokurorisë se si janë paguar nga buxheti shtetit 75 milionë euro, pa tender, për ndërtimin e tre impianteve të plehrave në Tiranë, Elbasan dhe Fier, ndaj të merren nën hetim penal: kryeministri Edi Rama, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, kryebashkiaku Erion Veliaj, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe dy biznesmenët që rezultojnë që kanë marrë tenderat Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Partia Demokratike ka dorëzuar dje padi penale në SPAK lidhur me aferën e ndërtimit të inceneratorëve. Opozita kërkon zyrtarisht, ku janë paguar nga buxheti shtetit 75 milionë euro për ndërtimin e tre impianteve në Tiranë, Elbasan dhe Fier; që të merren nën hetim penal: kryeministri Edi Rama, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, kryebashkiaku Erion Veliaj, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe dy biznesmenët që rezultojnë që kanë marrë tenderat Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Abuzimet me tre inceneratorët arrijnë në një vlerë prej 440 milionë eurosh. Padia e djeshme përfshinë vetëm inceneratorin e Tiranës për të cilën janë dhënë 25 milionë euro dhe kompania private ka investuar vetëm 25 % të shumës. Sipas përfaqësueseve të PD, paditë për Fierin dhe Elbasanin do të bëhen në ditën në vijim.
Në padinë e opozitës të gjithë këta emrat janë paditur si pjesë e një organizate kriminale, nisur dhe nga fakti se procedura e ndjekur në Tiranë është e ngjashme me metodën e ndjekur nga mafia italiane, Ndrageta. Si masë të parë për këtë kallëzim penal kërkohet që Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj të pezullohen nga detyra. Arsyeja lidhet me faktin se çështja është nën hetim dhe tre zyrtarët e larë mund të ndikojnë në prishjen e provave që do të nxirrnin përfundim për shkeljet që janë kryer.
Çështja e impiantit të përpunimit të mbetjeve është një nga skandalet më të madha korruptive të viteve të fundit. Rezulton se kompanitë e drejtuara nga dy biznesmenët kanë marrë të gjitha kontratat për inceneratorët, pa garë, dokumente dhe në shkelje të gjithë ligjeve të vendit. Brenda një ditë qeveria ka dhënë gjithë vendimet që duheshin nga institucionet shtetërore dhe buxheti i shtetit ka kaluar në llogaritë e kompanive 75 milionë euro. Për të gjitha këto shkelje mediat kanë raportuar prej dy vitesh. Procedua e ndjekur nga ministrat e Mjedisit dhe Ministria e Financave si dhe nga qeveria bëjnë përgjegjës emra konkretë nga kupola drejtuese e Partisë Socialiste. Shkeljet janë publike dhe nëse nuk arrihet dot deri të personat që kanë futur në xhep miliona euro, prokuroria ka në dorë abuzimet flagrante me ligjet për procedurat që janë ndjekur. Këshilli i Ministrave që ka nxjerrë vendimet, ministria e Mjedisit që ka dhënë lejet si dhe ka certifikuar projektet po ashtu dhe Ministria e Financave që ka zgjidhur qesen e parave për disa kompani fantazmë janë institucionet e para të dyshuara për shkelje flagrante. Abuzimet me ligjin dhe milionat që janë marrë që tani njihet si “vjedhja e shekullit” janë kaq flagrante sa heshtja apo mos hapja e kësaj çështje nga drejtësia do të vinte në pikëpyetje gjithë reformën në drejtësi dhe pavarësinë e njerëzve të drejtësisë.
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se hetimi për aferën e inceneratorëve do të shkojë deri në fund dhe shumë shpejt pritet të ketë fletë arreste për personat që janë implikuar. Po kështu mësohet se ka shumë ndërhyrje nga qeveria në SPAK, por prokurorët e kësaj dosje të madhe korruptive janë të vendosur të hyjnë në histori, duke ndëshkuar gjithë përsonat përgjegjës në këtë aferë 400 milion euroshe.
Burimet tregojnë se nuk do vonojë reagimi zyrtar i SPAK, duke thirrur fillimisht kryeministrin Rama në cilësinë e përsonit që ka dijeni për ngjarjen e akuzuar nga PD. Më pas do jetë kryebashkiaku Veliaj që do thirret në SPAK.
Dhe kështu me radhë ish-ministra dhe ministra

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...