“Në spitalet COVID censurë”, Basha bashkëbisedim me gazetarët: Mungesa e informacionit shkakton panik

Hënë, 09 November 2020 13:13

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për mediat po zhvillon një komunikim krejt ndryshe nga herët e tjera me gazetarët e sociales, që kanë ndjekur prej muajsh situatën nepër spitale për shkak të COVID-19.

Gjatë bashkëbisedimit, Basha ka dëgjuar nga afër opinionet dhe përjetimet e gazetarëve këto muaj pandemi. I pari që e nisi këtë bashkëbisedim ishte gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Erjon Skëndaj, i cili theksoi se në këtë situatë të vështirë mungon informacioni për mediat, por dhe për qytetarët, pasi sipas tij ne spitale ka censure. Teksa evidentoi disa nga problemet sipas tij Skëndaj pohoi se në dy spitalet, COVID1 dhe COVID2 ndiqet protokoll i ndryshëm për kurimin e pacientëve.

 

Ndërkohë, Basha tha se opozita nuk ka akses në atë që ndodh në spitale, ndërsa shtoi se mungesa e informacionit shkakton panik.

“Në disa raste ju jeni burimi i vetëm i informacionit për atë çka po ndodh në spitale. Gjendja është përtej tragjikes. Ajo që dua të di nga ju është në radhë të parë sa mundësi reale keni për të kuptuar dhe raportuar nga terreni atë çka ndodh.”, tha Basha

 

 

 

Pjesë nga bashkëbisedimi:
Basha: Erjon sa kohë ke qe po bën në terren?
Erjon Skëndaj: Si shumë kolegë të tjerë, që nga data 9 mars, jemi në terren. Situata ka ardhur duke u agravuar. Situata e informacionit ka ardhur duke u censuruar. Informimi nga grupi i ekspertëve u ndërpre pasi disa prej tyre u prekën nga COVID. Tani kemi vetëm një komunikatë nga MSH. Jemi përpjekur që gjithçka ta gjejmë me mundimet tona, me burimet tona nga brenda spitalit. Fati më i keq i joni është se qytetarët frigohen se po të flasin, mund të mbajnë keq pacientët. E mjekët kanë frikë që të flasin se humbasin vendin e punës. Unë kam kohë që nuk i drejtohem dot institucioneve, pasi sa herë që i drejtohem, ose kam marrë informacion tjetër, ose s’më kanë dhënë përgjigje fare. Populli është në panik se nuk merr informacion, dhe në rrjetet sociale qarkullojnë historitë urbane që; në spitale të vrasin. Në spitale kanë hyrë disa kolegë tanët. Fatkeqësisht ka qenë shumë të pakët. Mjekët po bëjnë maksimumin. Mjekët po shkojnë përtej maksimumit siç thotë populli; shumë e për lumë. Një infermier që ka 15 pacient, ka lënë dhe gjera mangut, nga pamundësia e kohës.

Basha: Mungesa e kontributit sjell panik dhe mungesa e informacionit po ashtu. Nëse s’ka transparencë, ska llogaridhënie. Ajo që the; 1 infermiere për 15 pacientë, tregon atë që kemi thënë ne prej kohësh. Mos mendon se duan të fshehin të vërtetën.
Skëndaj: Situata është e turbullt. S’mund të arrijë në konkluzione. Një gjë është e sigurt, se problem është ikja e mjekëve në Gjermani. Në atë kohë, titullarët e ministrisë, thoshin se; kemi mjekë në ardhje, jo në ikje. Pandemia na nxori zbuluar. Kemi dy spitale të ezauruar, s’kemi staf. Unë mendoj se mungesa e transparencës ka lidhje me dy hallka; mos marrjen e përgjegjësive dhe për të dhënë një realitet fiktiv, se jemi më mirë më mirë se vendet e rajonit. Nuk tregohet e vërteta. Kam 8 muaj që e them.

 

Basha: Cili është problemi emergjent?
Skëndaj: Është decentralizimi i sistemit. Në Kosovë, vetëm rastet e rënda vijnë në Prishtinë. Në Shqipëri, në çdo rast të prekjes së pulmonit është referuar në Tiranë. Mjekët e familjes, në vend që të bëjnë një hallkë të fortë, po bëjnë gabim në kura, duke i ngarkuar njerëzit me medikamente dhe ata përfundojnë në spital pas 10=12 ditësh.
Basha: Para ca ditësh kisha takim me mjekët e familjes. Ata thanë; “vërtetë veten në pozicionin tonë. Nga momenti që të bëhet tamponi, apo dhe të merret përgjigja. Kalon kohë. Unë skam mundësi që ta vërtetojë nëse është me covid”

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...