Basha: Po më shqetëson gjendja mendore e Ramës! Fabrikon kauza, të lërë çdo gjë tjetër e të bëjë atë që i kërkon ligji

Hënë, 09 November 2020 13:31

Kreu i PD, Lulzim Basha ka replikuar sërish me kryeministrin Edi Rama kësaj radhe nga konferencë në selinë blu .

Basha thotë se e shqetëson gjendja mendore e Ramës pasi kërkon të devijojë situatën duke folur për çështje të tjera që s’kanë lidhje me pandeminë.

Ai duke nënkuptuar akuzat e Ramës për përfshirjen në njollosjen e UçK thotë se kryeministri po fabrikon kauza teksa i kërkon të lërë çdo gjë tjetër, të shkulet nga ekranet dhe Instagrami e të bëjë atë që i kërkon ligji.

”Po më shqetëson jashtë mase gjendja mendore e kryeministrit. T’i vendosë gishtin kokës, s;mund të fshihet, e të përqafojë çdo kauzë tjetër, të fabrikojë kauza. Gjendja është e rëndë, të ngrihet në nivelin e seriozitetit e detyrën që mban.
E ka humbur kontrollin qeveria, ekonominë e ka në krizë. Jemi në një gjendje të rënies së lirë. Të lërë çdo gjë tjetër, të shkulet nga ekranet, Instagrami, të ndalë shpenzimet dhe të bëjë atë që i kërkon ligji e detyron e i kërkon.”- tha Basha.
Rama prej ditësh pyet Berishën, Metën e Bashën se pse votuan pro raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës, teksa sot ka akuzuar liderin opozitar se ka qenë pjesë si hetues e lojës për njollosjen e UÇK.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...