Masat kufizuese në Shqipëri/ Basha: Nëse e ka lëshuar situatën pa frena, përgjegjësinë për mbylljen e ka vetëm Edi Rama

E Enjte, 12 November 2020 22:32

 

Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për fillimin e masave kufizuese që e kanë çuar Shqipërinë tashmë në një orë policore gjatë natës 22:00- 06:00.

Basha thotë se kur merren masa, dhe nuk i dilet, atëhere merren masa shtesë, por kur lëshohet pa frena atëhere përgjegjësinë e ka vetëm Edi Rama.

 

Për të masat mund të ishin marrë më herë dhe jo kufizuese, por duke bërë testime, trajtime ambulatore, rritje e kapaciteteve spitalore, hapjen e spitaleve COVID-19 apo mbështetjen ndaj mjekëve e infermierëve.

”Nëse unë i mar të gjitha masat dhe nuk ja dal, duhet të marr masa shtesë. Nëse e kam lëshuar situatën pa frena, të jetojë kush të jetojë, të vdesë kush të vdesë përgjegjësinë e mbylljes e ka vetëm kryeministri. Nëse do kishte bërë testime, trajtimet ambulatore, rritjen e kapaciteteve spitalore, hapjen e spitaleve Covid, mbështetjen për mjekët, infermierët.
Ambulancat janë plot, çfarë është kjo tallje. Ka dy zjarre, janë edhe të sëmurët kronikë. Duke qenë se cesura po vepron ndaj profesionistëve, dhe ata mund të mos jenë të gatshëm të dalin bashkë. Të jap unë emrat dhe numrat e profesionistëve të të thonë që sëmundjet infektive dhe kronike në Tiranë janë jashtë loje.
Sipas të dhënave nfa FMN, Shqipëria ka shpenzuar më pak për të mbështetur qytetarët ndaj pandemisë. Po flasim për një sëmundje të vërtetë. Nuk kemi ardhur këtu aksidentalisht, kemi ardhur këtu prej dështimit të Ramës.”- tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...