“Nuk jam pronar i asnjë vile”, Basha: Jam zhvendosur në ambiente me qira, akuzat janë gënjeshtra në fushatë

E Enjte, 12 November 2020 22:57

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, tha se nuk është pronar i asnjë vile të vetme.

Basha theksoi se gjithçka është e fabrikuar e janë sulme të ulëta politike në prag të fushatës.

“Është e vërtetë që kam jetuar në një apartament, që është me sipërfaqe më të madhe sesa godina ku jemi zhvendosur me qira. Motivi kryesor është tërmeti dhe një motiv tjetër nuk dua ta bëj publik. Në këtë ambient që kam marrë me qira, marrëdhënia ime është mes familjes sime dhe një familje tiranase normale, që e jepte atë pronë me qira. Akuzat janë pjesë e një strategjie përbaltje.

 

Janë gënjeshtra të pastra dhe do kallëzoj penalisht shpifësi i është shmangur gjyqit. Në 7 vjet, ky kryeministër ka pasur në dorë të gjitha mekanizmat e pushtetit për të parë pasurinë e familjes sime, por pasuria ime është vënë në mënyrë të drejtë. Nuk jam pronari asnjë vile të vetme. Gjithçka është sulm i pastër në fushatë elektorale. Dihet shumë mirë se ku jeton kryeministri Edi Rama, por kjo do të duket sikur unë po i kundërvihem”, tha Basha.

Modifikuar më E Enjte, 12 November 2020 23:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...