LSI Durrës denoncon aferën korruptive me parqet fotovoltaike: Kjo qeveri harton vetëm plane për të zhvatur shqiptarët

E mërkurë, 25 November 2020 09:00

 

Më datë 19/11/2020 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Kryeministrin shpallën hapjen e ankandit ndërkombëtar për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Spitallës, pas “suksesit” të arritur sipas tyre në ankandin e zhvilluar për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë duke shpallur si kompani fituese shoqërinë Voltalia dhe duke nënshkruar marrevëshjen më datë 31/07/2020.

Por, a është kjo një histori për ta marrë si shembull për parqe të tjera?

Marrëveshja ndërmjet kompanisë fituese Voltalia dhe qeverisë shqiptare mbahet e fshehtë për publikun.

Të vetmet gjëra që janë bërë publike janë:

1. Çmimi prej 24.89 euro, për MWh. Ky është një çmim rekord, për të gjitha parqet energjetike edhe me i ulet se në Jordani.
2. Investimi për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë do të kapë shifrën e mbi 100 milionë eurove.
3. Kapacitet të instaluar prej 140 megavat energji, të ndara sipas një skeme ku 70 megavat do të jenë me çmim të parashikuar dhe 70 megavat do të tregtohen në tregun e lirë.
4. Afati i projektit është 30-vjeçar dhe për kapacitetin 70 megavat me çmim të parashikuar, kemi një kontratë shitblerje energjie për një afat 15-vjeçar. (që do të thotë që, mbas 15 vitesh qeveria do të blejë me çmim tregu)

Nëse çmimi që OSHEE do t’ia blejë kompanisë Voltalia është më i ulti në të gjitha parqet energjitike, përse nuk do të bëhet ulja e faturës së energjisë elektrike për konsumatorin?

Ndërkohë, faturat e energjisë elektrike janë 30% më të larta se sa të Maqedonise së Veriut!

Çdo biznes privat bën investime sipas planit të zgjerimit dhe projekteve të së ardhmes së kompanisë. Por, nuk do të thotë që investimet behën për qeverinë shqiptare.

Kush është realisht përfitimi ekonomik që zona e Divjakës, e Fierit apo e shqiptarëve, do të kenë nga kjo marrëveshje!?

Ndërkohë, një tjetër ankand është hapur për zonën e Spitallës së Durrësit për t’u shndërruar në park fotovoltaik pa marrë në konsideratë disa gjëra që jane kyçe për zvillimin e një parku si i Sitallës së Durrësit.

Si fillim ky park ndodhet shumë afër zonës së banuar të Durrësit si dhe dy porteve të mëdha siç janë porti i Durrësit dhe ai i Porto Romanos. Këto dy porte janë pika të forta për te joshur kompani ndërkombetare për të hapur filiale prodhimi në këtë zonë duke punësuar një numër të konsiderueshëm qytetarësh durrsakë.

Ndërkohë që, një park fotovoltaik, nga natyra e biznesit, nuk punëson njerëz në numra të mëdha.

Po të shohim raportin e tremujorit të tretë 2020 të kompanisë Voltalia, numri i punonjësve që ka të punësuar në 20 shtete të botës është 994. Pra mesatarisht 50 të punësuar në një shtet. Ky numër është shumë më i vogël se sa numri i të punësuarve në një fasoneri në Shqipëri.

Së dyti, nëse ndërtimi i një parku të tillë nuk ka ndonjë perfitim për qytetarët shqiptarë, përse qenka i suksesshëm?

Përgjigja e kësaj pyetjeje qëndron në marrëveshjen e cila mbahet e fshehtë për shqiptarët dhe marrëveshjet e tjera që do të pasojnë në të ardhmen.

Një tjetër pyetje që ngrihet është, përse shpallja e fituesit dhe nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet pikërisht përpara zgjedhjeve të 25 Prillit?

Dy janë përgjigjet e pyetjes së fundit, ose qeveria Shqiptare do ta trumbetojë si suksesin e rradhës, ndërkohe që nuk është i tillë, ose në rastin e ndryshimit të sistemit, përfituesit e fshehtë të kësaj marrëveshje duan që t’i mbyllin aferat përpara se sa të ndodhë një gjë e tillë duke siguruar përfitime që jo vetëm do te pengojnë zhvillimin e Durrësit, por do të zhysin në varfëri të mëtejshme qytetarët durrsakë.

Kjo qeveri harton plane vetëm për t’i zhvatur shqiptarët ndaj sa më shpejt ajo të largohet aq më shumë oksigjen do marrë ekonomia dhe klima e biznesit në Durrës e në mbarë Shqipërinë.

Vasil Zaho
Ekonomist
Anëtar i Kryesisë LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj 🌹
#LSI 🌹

Modifikuar më E mërkurë, 25 November 2020 10:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...