Meta thumbon Ramën: Në krahasim me parametrat e sotëm kam qenë kryeministër i suksesshëm. Përballë kisha opozitën e paparë me në krye Sali Berishën

E mërkurë, 25 November 2020 17:13

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thumbuar kryeministrin aktual Edi Rama teksa fliste për të shkuarën e tij politike në forumin ‘”Biseda për tranzicionin”, nën moderimin e Prof.Asoc.Dr. Belina Budini në UET.

Meta ka theksuar se duke parë parametrat e sotëm, me të cilën nënkupton indirekt Edi Ramën theksoi se si kryeministër ka qenë i suksesshëm.

 

Ai shtoi se u bë kryeministër në një periudhë shumë të vështirë nga 1999 deri në 2002 kur vendi ishte në vështirësi dhe PS në krizë.

Meta kujton se përballë në atë kohë kishte opozitën e paparë me në krye Profesor Doktor Sali Berishën.

”Duke qenë nga Skrapari, dhe i lidhur me një familje i lidhur me luftën. E ndjeva pak si cënim të asaj krenarisë të historisë e kështu me radhë. Kam qenë i bindur se të gjithë ikin në një anë, s’ka demokraci.

Jam mësuar të zgjedh më të vështirën, kurrë më të lehtë. Nuk do i duhesha as vendit.

 

Secili nga rolet ka patur, si kryeministër kam qenë një kryeministër i suksesshëm po ta shohësh me paratmetrat e sotëm. E kam marrë drejtimin në një kohë të vështirë, kur ishte PS në krizë.Së dyti kam pasur një opozitë të paparë me në krye Profesor Doktor Sali Berishën. Nuk ishte e lehtë. Institucionet ishin tepër të brishta pas ’97. Dhe gjendja ekonomiko-financiare ishte shumë e vështirë.

 

Unë i rizgjodha, por më pas ishte një ritëm i jashtëzakonshëm reformash, që vështirë kanë ndodhur më parë, ndoshta në 2005-2006.

Çdo situatë ka pasur kënaqësitë e saj. Situatën më të jashtëzakonshme e kam kaluar më 1998-1999, kur organizoja operacionet humanitare kur vinin shqiptarët nga Kosova gjatë luftës. As vetë nuk e di si e përballuam. Por i mbijetuam falë solidaritetit të Kukësit e Hasit. Përballuam një krizë humanitare. Kam kuptuar që nuk ka situatë të vështirë.

Ne nga Skrapari themi kur ka situatë të vështirë, malet tona më të larta. Por sërish ne themi malet tona edhe më të larta.

Kam qenë në fakultatin e Ekonomisë, vitin e ll apo lll. Jam zgjedhur sekretar i lëvizjes. Në atë peridudhë bëmë disa debate.

Më 8 dhjetor nuk isha ty, pasi ishin studentët në konvikte Më pas ishim të gjithë aty, dhe kur po zgjidheshin përfaqësuesit për takimin me Ramiz Alinë, më zgjodhën një nga tre përfaqësuesit nga Ekonomiku.

Më zgjodhi politika mua. Ajo që mbaj mend është që i thoja Spiro Dedes, i thoja që kam në hall, jam deputet dhe doja të më hiqnin imunitetin.

Më tha çfarë do të bëhesh, politikan, pedagog apo ekonomist. Po i thashë të dyja. Nëse do politikan më tha, nuk duhet të ikësh pasi ato që do mësosh këtu tani nuk ke për t’i mësuar në asnjë universitet të botës.”- tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...