“S’kisha ndërmend të bëhesha President”, Meta: Më ’92 u përpoqa të shkëputesha nga politika

E mërkurë, 25 November 2020 17:19

 

Presidenti Ilir Meta i ftuar në forumin “Biseda për tranzicionin”, nën moderimin e Prof.Asoc.Dr. Belina Budini e cila është Dekane e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtuese e Departamentit të Humaniteteve dhe Komunikimit në UET, ka zbuluar detaje nga e shkuara e tij dhe hapat e parë në politikë.

Meta thotë se qëllimi i tij ishte të ecte më tej me formimin si ekonomist, akademik dhe madje pas ’92 bëri përpjekje për t’u shkëputur nga politika.

 

Ai vetë thekson se në PS u kishte thënë se do largohej për të vijuar shkollën, por me humor më pas tha se ‘’kur hyn në valle, s’del dot’’. Po ashtu Meta tregon se nuk kishte për qëllim të bëhej as politikan e as President.

”Më ’93, ishte populli i Skraparit i vetmi që votoi majtas. Më ndihmoi të bëhem më popullor, dhe më pas me burgosjen e Fatos Nanos, u bëra nënkryetar i PS, kjo më dha më shumë fizibilitet, dhe mundësi për të qenë më aktiv. Ajo që dua të bëj me dije, s’kam pasur ndërmend të bëhem politikan apo President. Qëllimi im ishte të ecja më tej me formimin si ekonomist, formimin akademik madje edhe një përpjekje pas ’92, kur u bëra dhe deputeti më i ri, bëra përpjekje për t’u larguar. Dhe kjo ishte kontrata ime me PS pasi nuk pranonte njeri të kandidonte aty. Kisha qëllim të bëja shkollën, por kur hyn në valle s’del dot më. Dhe ja ku jemi.”- tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...