Berisha: “Spastrimi etnik nga Çubrilloviçi shqipfolës vazhdon!”

Hënë, 30 November 2020 18:20

 

Nga Sali Berisha –

Nga viti që erdhi në pushtet, me zbatimin e politikave të Çubrilloviçit, Edvin Kristaq Zografi bis, sipas Eurostat, ka larguar nga Shqipëria 420 000 shqiptarë, prej të cilëve 220 000 mijë kërkuan azil politik në Gjermani dhe vendet e tjera anëtare të BE.

 

Ai parakalon dhe del përpara çdo vendi tjetër në botë dhe renditet edhe vetë para Asadit të Sirisë. Vetëm në vitin 2018, sipas zyrës federale të statistikave të Gjermanisë, nga Shqipëria shkuan në këtë vend 1 130 mjekë, pra aq sa janë diplomuar në katër vite mjekë tek ne.

Në zbatim të kësaj politike, Zografi Bis:

1- Vret çdo minutë, çdo orë, çdo ditë shpresën e shqiptarëve;

2- Në 7 vite ky shpresëvrasës, jo vetëm që nuk rriti, por për shkak të inflacionit uli me 15% rrogat e shqiptarëve. Shtatë vite më parë, rrogat në Shqipëri ishin më të larta se sa në Bullgari, Rumani, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë, Malin e Zi dhe Kosovë, kurse sot Shqipëria ka rrogën mesatare më të ulët në rajon. Sot mjeku, imfermierja, polici, ushtaraku në Kosovë marrin rroga dy herë më të larta se në Shqipëri.

3 – Në 7 vite ky shpresëvrasës ka investuar në të gjitha rrethet e veriut të marra së bashku, pra në tre qarqe, më pak se sa ka investuar në rrethin e Tepelenës. Ndaj dhe shpërngulja masive e shqiptarëve është nga zonat veriore dhe verilindore të vendit.

4 – Në 7 vite, ky shpresëvrasës ka investuar në rrugë, shkolla, qendra shëndetësore, shërbime, ferma, ujësjellesa të Shqipërisë rurale, 30 përqind më pak se sa në qytetin e Durrësit për të ndarë paratë me Gjushin. Ai rrënoi me shpejtësi sistemin e kujdesit shëndetësor, arsimor dhe të shërbimeve në tërësi.

5 – Vetëm në një vit sipas statistikës zyrtare, ky shpresëvrasës arrestoi 38 mijë qytetarë shqiptarë, si asnjë vend tjetër në botë. Vetëm për faturat e energjisë, pra për çështje civile, si në asnjë vend tjetër në planet u arrestuan 22 mijë shqiptarë dhe mijëra e mijëra të tjerë për faturat e ujit dhe shkaqe të tjera civile.

6 – Në këto 7 vite, ai shkatërroi shtetin ligjor, sigurinë juridike, sistemin e drejtësisë, i zëvendësoi me narko-shtetin e parë dhe të vetëm në historinë e Europës. Shqipërinë e shndërroi në vendin e karteleve të drogës, qendrën operacionale të krimit të organizuar ndërkombëtar, vendin më të korruptuar në Europë dhe njerin prej më të korruptuarve në botë! Për të gjitha këto dhe shkaqe të tjera, Edvin Kristaq Zografi ka spastruar nga Shqipëria më shumë qytetarë se sa luftrat civile në Siri apo Afganistan dhe Irak.

Çdo shqiptar që e ndjen veten të detyruar ndaj këtij vendi duhet të ngrihet me të gjithë guximin për të shporrur një minutë e më parë, monstrën kombëtare, Edvin Kristaq Tradhtari.

Këtu më poshtë keni një video të Genc Sejkos kushtuar spastrimit etnik të Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...