Skandal në Portin e Durrësit

Hënë, 30 November 2020 19:42

Skandal në Portin e Durrësit ⚓

Porti i Durrësit ⚓ i cili është porti më i madh i vendit shquhet gjatë viteve të fundit si porti që shkel ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare (të vendosura nga IMO).
E gjitha kjo nën hundën e Drejtorisë së Përgjithshme Detare e cila ka funksion kontrollues por që nuk është në gjëndje ta kryej atë. Autoriteti Portual, a është në gjendje të vetëmenaxhohet?
Porti i Durrësit nën vete ka katër tubacione shkarkimi të ujërave të zeza, pranë terminalit të trageteve dhe në afërsi të Portit të Ri të Peshkimit është një tjetër shkarkues.
Sikur të mos mjaftonte derdhja e naftës, bojrave, vajrave dhe inertet, këtij porti i shtohen edhe ujërat e zeza. Duke bërë që porti të shkelë 7 anekset e IMO-s për mjedisin.
Ujërat e zeza të anijeve derdhen në det normalisht e së bashku me to dhe ushqimet. Ndërsa anijet e naftës derdhin në ujrat tona një lloj tjetër uji në të cilat ato mbartin me vete për bilancë. Si për shembull anijet e huaja që vijnë nga lindja të cilat derdhin në ujërat tona një lloj alge që dëmton koralet dhe disa lloje peshqish. Pse hesht Kapiteneria e Përgjithshme? Po DPD? Po APD?
Porti i Durrësit është shdërruar në vatër shkeljesh ligjore, dhe ndotje të mjedisit duke rrezikuar shëndetin e popullatës si edhe florën dhe faunën detare.
Më 2️⃣5️⃣ prill do pastrojmë Portin, Durrësin 📍dhe mbarë Shqipërinë 🇦🇱 nga shkelësit dhe ndotja.

Bahri Shaqiri
LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj 🌹
#LSI 🌹

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...