ANGELA MERKEL VAZHDON TI THOTE NEIN PER TE TETIN VIT RADHAZI EDI RAMES DHE QEVERISE SE RILINDJES PER INTEGRIMIN EUROPIAN!

Hënë, 30 November 2020 20:21

Nga Aleksandër Biberaj

 

ANGELA MERKEL VAZHDON TI THOTE NEIN PER TE TETIN VIT RADHAZI EDI RAMES DHE QEVERISE SE RILINDJES PER INTEGRIMIN EUROPIAN!
Te dashur miq,
Kancelarja Gjermane Angela Merkel vazhdon t'i thote "NEIN" Edi Rames dhe qeverise se rilindjes, e cila nuk kryen asnje lloj reforme duke mos plotesuar asnje kusht te Bundestagut Gjerman, perkundrazi vazhdon te perkeqesoje te gjithe treguesit e demokracise, shtetit te se drejtes si dhe lirive dhe te drejtave themelore te njeriut. Edi Rama dhe qeverisja e rilindjes i'u kane mohuar qytetareve shqiptare edhe te drejten elementare te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, pasi ne votimet moniste te 30 qershorit te vitit te kaluar per qeverisjen vendore, qytetaret nuk kishim mundesi zgjedhjeje pasi ne listat e kandidateve kishte vetem nje kandiadat. Shqiperia vazhdon te jete pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te Larte, nderkohe qe nuk eshte zhvilluar asnje hetim per vjedhjet/manipulimin e zgjedhjeve ne Durres (Dosja 339) dhe Diber (Dosja 184). Shqiperia vazhdon te jete kampione europiane e korrupsionit, e krimit te organizuar dhe e lidhjes se grupeve te strukturuara kriminale me politiken qeverisese. Shqiperia nuk ka investime te huaja direkte dhe prani te kapitalit te huaj, pasi sipas raporteve te institucioneve nderkombetare klima e biznesit eshte armiqesore ndaj ketyre investimeve. Ne Shqiperi eshte vrare shpresa dhe besimi, gje qe ka detyruar emigrimin e qindra mijera shqiptareve gjate 8 viteve te fundit, nderkohe qe 79 % e rinise dhe 50 % e popullsise deshiron te largohet ne emigracion. Nderkohe qe dera europiane per Shqiperine vazhdon te mbetet e mbyllur, Kancelarja Angela Merkel i beri thirrje Bullgarise qe te mos vendose te drejten e vetos per bllokimin e negociatave, por te merret vesh me Maqedonine, e cila i ploteson kushtet per hapjen e negociatave. Edi Rama dhe qeverisja e tij e rilindjes do te hyjne ne librin e rekordeve negative Guinness pasi per 8 vite s'kane plotesuar asnje kusht per te hapur negociatat, perkundrazi i kane perkeqesuar ato, duke i shtuar kushteve zyrtare te BE-se edhe 16 kushte te brendshme!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...