Zykaj: Tani janë 10 vende kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë

Hënë, 30 November 2020 21:13

 

Gazetarja e njohur, Erisa Zykaj, e cila raporton prej kohësh nga Brukseli, deklaroi për emisionin Çim Peka LIVE se nuk janë 5 vende kundër nisjes së negociatave me Shqipërinë, por janë dhjetë vende.

Ajo tha se bëhet fjalë për ato vende që kundërshtuan nisjen e negociatave në atë kohë kur foli presidenti francez, Emmanuel Macron

“Ndarja e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut është artikuluar edhe më parë, por jo zyrtarisht. Është bërë e qartë se Maqedonia ishte shumë afër hapjes së negociatave, kurse Shqipërinë e pengonin parakushtet që duhet të plotësohen përpara hapjes zyrtare të negociatave,” tha ajo.

“Sot, me draft-konkluzionet e ambasadorëve, kemi parë një dominim të vendeve që janë kundër hapjes së negociatave më Shqipërinë. Bëhet fjalë për pesë nga gjashtë kushte. Sot është provuar se ky grupim nuk është vetëm pesë vende, por janë më shumë. Por kemi një grupim prej rreth 10 vendesh, të cilit i është referuar presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ne sot shohim që këto shtete janë të forta në qëndrimet e tyre, dominojnë dhe në draft ku janë përfshirë të gjitha parakushtet që ato mendojnë se nuk janë plotësuar nga Shqipëria,” tha Zykaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...