Bashkimi Europian rrëzon qeverinë “Rama”. Akti minimal i Ramës, dorëheqja!

E mërkurë, 02 December 2020 09:33

 

Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë shtyrë dje vendimin për çeljen e negociatave zyrtare me Shqipërinë. Ndryshe nga vitet e tjera, ku kishte gjithmonë një alibi për shtyrjen, këtë herë Brukseli flet troç kundër qeverisë në Tiranë. Vendimi praktikisht është refuzim ndaj mazhorancës në Shqipëri. Sipas dokumentit të ambasadorëve të vendeve BE, Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe po tenton të kalojë në kuvend ligjin e diskutueshëm kundër mediave. Këto kushte duhet të ishin plotësuar brenda muajit dhjetor dhe BE thotë hapur se përgjegjësia për këtë është e qeverisë. Por, jashtë asaj që shkruhet në dokumentin diplomatik të BE-së, ka dhe arsye të tjerë që kanë penalizuar Shqipërinë. Në mbledhjen e vendeve anëtare, kanë qenë jo 2 apo 3 shtete kundër Shqipërisë, por 10 të tilla. Problem për Shqipërinë nuk është vetëm mos funksionimi gjykatave, por klima politike dhe demokracia institucionale është shumë larg një vendi normal. Miratimi i reformës zgjedhore të njëanshme nga PS ka qenë ajo që i ka vënë kapakun refuzimit të vendeve të BE. Ndryshimi i Kodit Elektoral duke mos pyetur për të gjitha paralajmërimet e BE kanë bërë që vendet anëtare të shohin qeverinë e Edi Ramës, si një rrezik real për zhvillimet politike dhe demokracinë në vend. Ndërkohë, tentativa për kapjen e reformës në drejtësi si dhe degradimi i gjithë institucioneve kushtetuese në Shqipëri, kanë krijuar përshtypjen në disa vende të BE se në Shqipëri po vendoset një regjim problematik. Alarmi për këto zhvillime është ndezur prej kohësh nga opozita, por duket se aktet e fundit të kabinetit “Rama” kanë krijuar shqetësime serioze në BE për rrugën që po merr Shqipëria. Korrupsioni, krimi i organizuar dhe çështjet e tjera që janë gjithmonë pjesë e shqetësimeve të BE kanë qenë gjithashtu pjesë e arsyeve të refuzimit të BE ndaj qeverisë së Edi Ramës.

 

Të gjitha këto probleme të qeverisjes së Edi Ramës, bënë që këtë herë të ishte vet kancelarja gjermane Angela Merkel ajo që paralajmëroi dy ditë më parë bllokimin e negociatave. Qëndrimi i Gjermanisë ndaj Shqipërisë është dhe më i rëndi. Kjo për faktin se personalisht Kancelarja Angela Merkel ka qenë avokatja e integrimit të Shqipërisë në BE dhe politika gjermane ka mbështetur gjithmonë integrimin e vendit. Gjermania ka ndërhyrë dhe kur Franca, Danimarka, Holanda dhe vende të tjera kanë qenë kundër Shqipërisë. Këtë herë, keqqeverisja e Edi Ramës ka bërë që dhe miqtë e Shqipërisë pro integrimit të mos gjejnë më argumente për ta mbështetur. Edi Rama i ka zhgënjyer jo vetëm ata që e votuan dikur këtu në Shqipëri, por tashmë edhe partnerët e vendit tonë në BE, të cilët e shohin këtë mazhorancë si problemin real të Shqipërisë.

Dështimi i radhës me negociatat nuk po trajtohet as si lajm nga mediat afër qeverisë dhe ministrat, deputetët dhe gjithë rilindasit po mundohen ta anashkalojnë si fakt. Kjo është hera e shtatë që qeverisë “Rama” i mbyllet dera në fytyrë në Bruksel. Asnjë qeveri para kësaj, me kaq shumë lobime dhe ndikime në Bruksel, nuk ka regjistruar kaq shumë dështime me negociatat në dy mandate. Janë 7 vite të çuara dëm për vendin dhe pasojat e kësaj keqqeverisje do t’i ndjejmë për shumë kohë në raport me BE.

Vendimi i djeshëm i Brukselit shkon përtej çështjes së dy tre kushteve që thuhen në dokumente. Refuzimi nuk është një jo ndaj Shqipërisë dhe qytetarëve, por një shuplakë ndaj qeverisë “Rama” dhe modelit të Rilindjes. Vendet e BE po e thonë qartë se me këtë qeveri, me këtë korrupsion, abuzim dhe deformim të demokracisë që ka në Shqipëri nuk mund të hapen negociata. Mesazhi i BE vlen për qytetarët Shqiptarë dhe duhet lexuar qartë. BE nuk pranon Rilindjen dhe qeverisjen “Rama”. Ndaj dhe për negociatat BE do të flasë seriozisht pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur Rilindja të ketë ikur dhe të as të mos e çojë në mendje se mund të prekë votat./Mili Xhani/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...