“Të pakënaqur me politikën, por na bashkon…”/ Luan Rama tregon çfarë i tha babai i një vogëlushi që mbante në dorë flamurin kombëtar

E mërkurë, 02 December 2020 10:29

 


Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama i është rikthyer sërish, ata që pak ditë më parë e quajtur skandal të bashkisë Vlorë, që sipas tij në 29 nëntor kishte hequr flamurin kombëtar nga monumenti i pavarësisë dhe varrezat e dëshmorëve.

luan rama
Luan Rama ka publikuar një foto me një vogëlush nga monumenti i pavarësisë në Vlorë, i cili mbante flamurin kuqezi në dorë.

Në artikullin me titull “Meditim nga Sheshi i Flamurit”, Luan Rama thotë se hipokrizia dhe shëmtia e njeriut të pushtetit dhe politikës është sfiduar me patriotizëm nga qytetarët.

Ai tregon se çfarë i tha babai i Geonit djalit të vogël. -Edhe pse të pakënaqur me politikën në Shqipëri, flamuri na bashkon të gjithëve, – më tha babai i Geonit, shkruan Luan Rama.

Postimi i Luan Ramës

Meditim nga Sheshi i Flamurit:

NJË FOTO ME GEONIN E VOGËL NGA FIERI DHE MESAZHI I BABAIT TË TIJ…

Geoni i vogël ngazëllentë i tëri e nuk donte të ikte. I gjithë gëzimi dhe bukuria e festava dritonte në portretin e tij, e ai vetë u bë metafora më e bukur e atyre dy ditëve – data që rrinë me njëra – tjetrën pranë e pranë si kokat e shqiponjës në flamurin tonë.

28 dhe 29 nëntori shenjojnë dy ngjarjet më të mëdha e më të lavdishme të historisë tonë moderne, pavarësinë dhe çlirimin, e bashkë me pavarësinë e Kosovës, përbëjnë tri kolonat e krenarisë shqiptare që prej epokës së Gjergj Kastriotit.

Por le të kthehemi tek Geoni, flamurtari ynë i vogël që rendëte gjithë gëzim përreth monumentit të pavarësisë, që edhe pse ishte aty bashkë me dy prindërit në dlirësinë e vet, në fakt mua më ngjau si një maratonomak flamurmbajtës që po sfidonte idiotësinë e disa zyrtarëve kokëboshë të bashkisë së Vlorës, që në ditën e çlirimit nuk kishin lënë asnjë flamur kombëtar; as në Sheshin e Flamurit, as pranë monumentit të pavarësisë dhe as në varrezat e dëshmorëve që ndodhen aty pranë.

Geoni me flamur, teksa gëzonte me prindërit e tij, në fakt pa e ditur po bënte edhe një gjest të madh qytetar, duke na dëshmuar se atdhedashuria është ndërgjegje, është vetëdije, është kulturë, është edukatë.

Ndaj u afrova pranë tyre me admirim, por edhe me një ndjesi “faji”.

Me ndjesinë e fajit për flamurin që mungonte, edhe pse fajtori nuk isha unë, por ai tjetri atje në bashkinë e Vlorës, që kushedi se ku rendëte gjithë babëzi për vjedhjen e rradhës.

Nuk po bëj politikë.

Fakti i turpshëm është më shumë se politik, është hipokrizi dhe shëmti.

Hipokrizi dhe shëmti e njeriut të pushtetit, e njeriut të politikës, e sfiduar me aq patriotizëm nga qytetarët që e bëjnë edhe më të bukur Vlorën tonë me patriotizmin e shpirtit të tyre.

Hipokrizi dhe shëmti e sfiduar me fisnikëri e pa bujë edhe nga prindërit me Geonin e tyre të vogël, që lumturisht e gjithë dritë pozonte mbështjellë me flamur para monumentit të pavarësisë.

Duke i parë me admirim, iu kërkova leje të bëja edhe unë një foto me Geonin e tyre e të ndjeja në krahët e mi gëzimin dhe krenarinë e atij djali të vogël nga mosha e nga trupi, por me një madhështi monumentale dhe aq imponuese për nga e gjithë ndjesia e sjellja e tij.

-Edhe pse të pakënaqur me politikën në Shqipëri, flamuri na bashkon të gjithëve, – më tha babai i Geonit. Një foto para monumentit të pavarësisë është kujtim i bukur edhe për ne, edhe për Geonin, të cilin dua ta rris të lumtur në Shqipërinë tonë.

Nëse ju që bëni politikë nuk dini apo nuk doni të na e mundësoni, të paktën mos na e vrisni ëndërrën!

E ç’mund t’i thoja unë pas këtyre fjalëve babait të Geonit?…

I tha të gjitha Geoni i vogël me flamur…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...