Panairi i vakteve edhe Ilir Beqaj

Hënë, 07 December 2020 14:06

Panairi i vakteve edhe Ilir Beqaj

Nëse do të vëzhgoni sistematikisht, profilin zyrtar të Ilir Beqajt, për t'u informuar mbi projektet e ndryshme të qeverisë, krahas projekteve që janë veç në letër, do të përballeni shpesh edhe me një panair vaktesh të detajuar nga Ilir Beqaj.

Sistematikisht, Ilir Beqaj do të informojë taksapaguesit shqiptarë se çfarë ha në mëngjes, në drekë ose në darkë dhe vendin ku e kryen aktin ""sublim"" të të ushqyerit.

Nëse Ilir Beqaj do ta servirte panairin e vakteve në faqen e tij personale dhe jo në faqen e tij si deputet i parlamentit, unë nuk do të kisha kurrfarë të drejte për ta bërë këtë shkrim, pasi në faqen personale kushdo ka të drejtë të postojë çka dëshiron, ndonëse në optikën time, panairi i vakteve nuk është etik dhe për higjienë mendimi njeriu nuk mund të shfaqë çfarë ha ose çfarë pi në një rrjet social. Megjithatë, mendimi im nuk mund të përbëjë një rregull për t'u ndjekur nga kushdo.

Në çastin që Ilir Beqaj shfaq në të njëjtën faqe projektet e qeverisë dhe panairin e vakteve, krijohet një sallatë ruse që fyen çdo taksapagues dhe dëshmon papërgjegjshmërinë e Ilir Beqajt, i cili thyen çdo kod etike dhe çdo moral njerëzor në raport me taksapaguesit shqiptarë.

Ilir Beqaj duhet të kujtojë se ndërkohë që ai organizon panairin e vakteve, njerëzit dergjen në ambulanca për shkak të mbingarkesës në spitale.

Ilir Beqaj ka përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për gjendjen aktuale të shëndetësisë në vend, pasi ka qenë në krye të ministrisē që mbulon këtë sektor. Nëse e ka harruar po ia rikujtojmë.

Shfaqja e panairit të vakteve, tregon qartazi që Beqaj jeton në një dimension paralel, të shkëputur realiteti.

Kapardisja me ushqim apo me pije, vërteton kalbëzimin e dhimbshëm moral të deputetit Ilir Beqaj.

Post Scriptum- Në pritje të panairit të radhës....

Elona Caslli

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...