Përse Rama po përplaset me BE?

Hënë, 07 December 2020 14:15

 

Nga Kastriot Islami

1. Tanimë është e qartë jo vetëm për shqiptarët por edhe për europianët, vecanërisht për gjermanët, por edhe për amerikanët, rusët, kinezët e turqit se Rama po përplaset fuqimisht me BE sepse ajo është kthyer në pengesë për të ruajtur pushtetin personal përmes manipulimit të zgjedhjeve...Pra, thelbi i kësaj sjelljeve arrogante lidhet me ruajtjen me cdo kusht të pushtetit të tij personal...

2. Sjellja arrogante nuk ka kurrëfare lidhje me hapjen e negociatava...As me skepticizmin e disa vëndeve të BE sic deklaron ai, për më tepër që gjithcka lidhet me skepticizmin europian është tmashtrim apo alibi për tju larguar të vërtetës...! Po ashtu kjo sjellje arrogante s’është as për ti bërë qejfin apo krijuar hapsira lindorëve, sepse pavarësisht se një gjë të tillë e dëshëron e shikon të pamundur, dhe prandaj e trajton kjo mund si një lojë për të zhvendosur vëmëndjen por që mund të rezultojë me pasoja të rënda!

3. Arsyet e kësaj sjelljeje të cojnë te karakteri pervers dhe mendja e tij e sëmurë! Sepse mbajtja e pushtetit personal me cdo kush e mjet, duke kapur peng zgjedhjet, pavarësisht shumë arsyeve që mund të artikulohen nga analistë të ndryshme, në fund të fundit ka të bëjë me mëndjen së tij të sëmurë dhe karakterin e tij pervers që po ashtu si flama COVID apo tërmetet, po na paraqitet si fat i madh që na vjen mes nesh “cdo 100 apo 500 vjet”!

4. Arsyeja thelbërore e kësaj sjelljeje arrogante është e trefishtë, janë marrëzia për tu zvarritur pas pushtetit e pasurisë së paligjshme, babëzia për të vjedhur pafundësisht dhe frika e madhe nga humbja e pushtetit e përkthyer në mëndjen e tij si ndëshkim.

5. Synimi manjakal është ruajtja e pushtetit apo mosndëshkimi, këtë rradhë edhe përmes kapjes së postit të presidentit për ti shpëtuar ndëshkimit. Mënyra e arritjes së këtij synimi është diabolike kurse mekanizmi makiavelik...

6. Ai po përplaset me europianët, duke krijuar tinëzisht tek enturazhi i tij, i hajdutëve dhe kriminelëve, perceptimin se gëzon një mbështetje që e shet se kjo i ka mundësuar “marrjen i vetëm të timonit e tepsinë” por edhe për të zaptuar 100% pushtetin vendor apo deri së fundmi edhe për miratimin ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës e të Kodit Zgjedhor?! Kjo s’është e s’mund të jetë e vërtetë...! Kjo është maska tinzare dhe “droga” për enturazhin!

7. Ai po përplaset me europianët, i (keq)këshilluar të “notojë” në mënyrë në hapsirat e krijuara nga dallimet e “lobeve” të ndryshme globale, apo të krijuara nga indiferenca e tyre për një vend, larg vëmëndjes së tyre relative! Vecanërisht në këto kohë të vështira edhe për vetë ata!

8. Për të gjetur këto hapsira dhe “notuar” në këto hapsira, duket se ai po përdor lobistë që paguhen majmërisht me paratë e korrupsionit, krimit dhe trafiqeve...Vecanërisht këtë rradhë, ai po pret prej tyre “heshtjen”, për ta shitur tek “mediokrit e sharlatanët” e enturazhit, si mbështetje e pakushtëzuar nga ata që e kanë mbështetur deri më sot... Edhe kjo është një gënjeshtër e trashë që gjithkënd me mënd s’e ka besuar dhe as e beson!...

9. Madje, duke i shtyrë ditët me gënjeshtra e mashtrime, si gënjeshtra e fundit e vajtjes në Amerikë për “sigurimin e vaksinës”, përmes të cilave ju shpërlan trurin disa “lehaqenësve” rilindas që promovojnë “fatin e madh që kemi mes nesh një lider kaq të pazakontë cdo 100 apo 500 vjet”, dhe që janë gati të hidhen në sulm pa pyetur fare për asnjë lloj rreziku, “të fortët e tij naivë” flasin edhe për një “dhuratë” të madhe që pritet të vijë si mbështetje, pas javës së tretë të janarit 2021...

10. Ndërsa për qëndrimin antieuropian, ai ka gjetur rrugën e propagandës tinzare, duke deklaruar se Europa e do Shqipërinë por janë disa vënde euroskeptike që janë kundër zgjerimit të BE për shkak të problemeve të tyre të brëndshme. Dhe akoma më e pistë është teza se Gjermania s’është kundër futjes së Shqipërisë në BE, por këtë e thotë se ka shumë frikë se mos egërsohet Gjermania nga deklaratat e papërgjegjshme dhe merr ndonjë goditje nokdaun si vllau i tij, duke ja kaluar ndërkohë fajësinë disa shteteve të tjera europiane që mendon se s’kanë mundësi të stigmatizojnë marifetet e tij autoritare e korruptive...

11. Për interesa të pushtetit të tij personal, ai vijon në mënyrë tinzare axhendën antieuropiane, duke u mburrur ndërkohë se ka në këtë rast mbështetjen e fortë prej mikut të tij të lindor. Por edhe duke kërcënuar europianët se nëse do të vonojnë anëtarësimin në BE, mund të lëvizë jasht NATO e BE. Këto janë lojra të pabesueshme në perëndim por ai mendon se “ta hajë kush ta hajë?!”

12. Është e qartë se kjo është axhenda e një anarkisti të babëzitur dhe e një të sëmuri mendor për pushtet e pasuri të paligjshme që mund të fusë vëndin në kaos e ti cojë shqiptarët drejt rrënimit e emigrimit masiv por që me shumë gjasa do ta cojë atë vetë drejt vetëshkatërrimit e dështimit. Këtë gjë kanë filluar ta kuptojnë disa shumë pranë tij!

13. Për të arritur synimin e tij makiavelik, ai ka marrë peng, zgjedhjet sepse e ka të qartë se edhe sikur të ketë nën kontroll gjithcka përvec zgjedhjeve, rrotacioni s’do të mund pengonte. Ai ka besimin idiotesk te manipulimi i zgjedhjeve dhe te “heshtja” e miqve të tij...

14. Kapja për fyti e zgjedhjeve dhe tentativat për ta kthyer një pjesë të opozitës në fasadë për “thërmimin” e elektoratit opozitar, e kanë bërë të vështirë rrotacionin, por jo të pamundur... madje rrotacioni duket i padiskutueshëm, aq më tepër që këtë panoramë tashmë e kanë të qartë jo vetëm mbi 65 përqind e shqiptarëve por edhe pjesa më e rëndësishme e perëndimorëve, pavarësisht lojës diabolike të Ramës për ti mbajtur të lidhur fanatikët e tij me tezën diabolike të dallimeve mes europianëve e amerikanëve...apo të indiferencës së tyre...

15. Kjo është karta e tij e fundit, pasi konsumoi edhe kartën e nacionalist ekstremist me kërcënimin për destabilizimin e rajonit me ndryshimin e kufijve në rajon dhe hedhjes në erë të pavarësisë e sovranitetit të Kosovës, gjë që e penguan europianet, vecanërisht gjermanët, por edhe amerikanët, pavarësisht lojës së tij tinzare e diabolike të luajtur deri në fund me vllaun tjetër jo-shqiptar.

16. Këtu duhet shtuar edhe sindromi i shpëtimtarit prej “shejtan budallai” të jetës së shqiptarëve nga COVID, pasi ka dështuar me “sukses”në menaxhimin e krizës sanitare, përmes alibisë idiote të një vizite në SHBA, po përpiqet të krijojë përshtypjen se sipqërmarrja e tij është për të siguruar “vaksinën kundër COVID”. Në fund të fundit do të merret vesh shumë shpejt se kjo është një gjënjeshtër e madhe që ska lidhje me c’deklarohet, por s’duhet humbur asnjë minutë kohë për ta hedhur në koshin e plehrave që tani..!

17. Loja diabolike antieuropiane duhet të goditet fuqimisht nga opozita dhe duhet të kthehet në një “kalë beteje” të shumicës së shqiptarëve që janë ndërgjegjësuar se “gjithcka vendoset prej tyre këtu sepse Shqiëpria është sovrane”...Ky ndërgjegjësim duket do të shërbejë si një grusht i fortë shkatërrimtar edhe ndaj zagarve që e mbajnë gjallë atë. Sepse s’mund të ketë dhe as s’ka asnjë mundësi që perëndimi demokratik, europian e amerikan, të mbështesë një sharlatan që ka kapur peng zgjedhjet dhe kërkon të ruajë pushtetin personal përmes manipulimit të tyre, duke krijuar alibinë e mbështetjes përmes pagesave të majme të disa lobistëve apo duke siguruar “heshtjen” e disave të tjerëve përmes komprometimit. Këtë s’do ta kisha besuar kurrë, pavarësisht se mund të mos përjashtohet, perderisa ka ndodhur në shumë nga ish-republikat sovjetike nga të cilat ai merr leksione!

18. Shqipëria është anëtare e NATO dhe vënd shumë pranë hapjes së negociatave me BE...Kjo të shtyn të besosh se me siguri të plotë, sovraniteti dhe e ardhmja e vëndit janë vecse në duart e shqiptarëve, dhe pavarësisht lojrave makiavelike, perëndimi, europianët e amerikanët, e respektojnë këtë parim të botës demokratike... Prandaj shqiptarët duhet të vazhdojnë masivisht të mobilizohen e organizohen me besim te vetja se gjithcka deklarohet publikisht apo përhapet nën rrogoz jo vetëm s’është vërtetë por s’mund dhe s’duhet të pengojë në asnjë rast rrotacionin politik që tashmë është shprehje e një dëshire dhe vullneti masiv qytetar!

Syri.net
7 dhjetor 2020

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...