Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur sot pyetjet te të rinjve të Këshillit Rinor të Ballkanit.
Gjatë një bashkëbisedimi online për shkak të pandemisë së COVID19, kreu i shtetit theksoi se nuk është penduar që ka marrë detyrën e presidentit.
“Absolutisht nuk jam penduar. Përpiqem që ta bëjë këtë detyrë me përgjegjshmëri maksimale. Ndryshimi i sistemit në Shqipëri erdhi nga shpirti guximtar i të rinjve dhe jo nga prindërit e tyre. Së pari të jeni të sigurt që unë jam natyrë luftarake dhe energjike. Kur erdhi dhjetori pata si ditë reflektimi, u binda që nëse do kishim pritur nga prindërit tanë për një ndryshim regjimi, ky ndryshim kurrë nuk do të kishte ndodhur. Kishin një mijë halle. Ndërsa të rinjtë, shpirti i guximit i hedh tutje këto frikëra dhe dilema. Unë nuk është se këtë detyrë nuk kam pranuar i pandërgjegjshëm. Absolutisht nuk jam i penduar. Përpiqem ta bëj me përgjegjshmëri maksimale. Kuptohet me një situatë me parlament njëpartiak, gjykatë kushtetuese, që e kanë bërë jo funksional shtetin e së drejtës, dhe ka shtuar këto probleme që ne po flasim për të rinjtë. Ju jap fjalën që do vazhdoj të mbetem gjithmonë i ri, do mbetem luftarak për të luftuar për çështje të drejta dhe që i krijojnë një perspektivë më të mirë të rinjve. Nuk jam penduar asnjëherë, duhet t’i trefishojmë përpjekjet në këtë drejtim.”, tha Meta