Presidenti Ilir Meta thotë se kjo klasë politike nuk ka më se çfarë t’i ofrojë vendit dhe i bën thirrje të rinjve të jenë më protagonistë në jetën politike të vendit.
“Mos kini frikë nga ndryshimi”, iu drejtua kreu i shtetit të rinjve, të cilët tha se duhet të kenë më shumë kërkesa për ndryshime e të rrisim protagonizmin e besimin e tyre kjo.
“Kjo pjacë politike s’ka më ça t’i ofroje të rinjve se po të ishte do ia kishte ofruar me kohë, se i ka pasur të gjitha mudësitë si në dejtim të edukimit, tregut të punës, sportit e cultures.
E gjithë jeta e të rinjve s’mund të mbetet në lokale e disko, është bërë pothuajse asgjë për start up ndërkohë që ky duhet të ishte një ndër prioiretet kryesore dhe në drejtim të edukimit e nxitjes së të rinjve për ti mbajtur të rinjtë këtu e për të siguruar punë e aktivitet me fitim të konsiderueshëm”.
Meta i bëri thirrje dhe partive politike të kenë në listat e tyre më shumë të rinj të edukuar dhe të përgjegjshëm si kandidatë në të gjitha nivelet e drejtimit.
“I nxis të marrin pjesë në politikë e mos presin nga askush përfshirë dhe nga Ilir Meta që të ndryshojnë të ardhmen e tyre.
E dyta të mbështesin njëri tjetrin se kanë probleme e sfida të përbashkëta e duhet të përcaktojnë qëllime strategjike për të ardhmen e tyre.
Partitë i nxis të kenë sa më shumë të rinj të edukuar formuar përgjegjshëm e me vision në listat e tyre për deputetë e këshilltarë e cdo vendimmarrje
Ky është vendi i tyre, ata janë 20-30 vjecarë ata kanë prespektiva kudo mund të ikin jashtë të gjejnë punë më të mirë por atdhe nuk do gjejnë askund tjetër”.