Për dinjitetin dhe skllevërit modernë

Tuesday, 22 December 2020 09:50

 

Nga Dritan Kaba

PER DINJITETIN DHE SKLLEVERIT MODERNE!
Eksperimente me njerezit, qe jane kthyer ne kavie laboratori.
Nderkohe Ogerta ben tender per ilaçe qe nuk perdoren ne asnje vend evropian me trefishin e vleres.
Krishti kete vit do te lind ne oren 20.00 dhe per Vti te Ri nuk do te mund te puthesh vellezerit, motrat, prinderit apo nipat e mbesat, se keshtu do eksperimenti.
Kohe se kur vjen vaksina nuk ka, por kemi twittter-a te idioteve te qeverise.
Dhuna ne komisariate eshte si pako per Vtin e Ri. Gjobat vetem rriten. Deri sot jane gjobitur mbi 20 mije shqiptare.
Mediat jane pjesa me e shpifur e kesaj kohe qe po jetojme.
Edhe ato “opozitaret” me perjashtime jane shitur tek oligarket.
Keto vite gjithshkaje i eshte vendosur çmim. Edhe te vertetes dhe kriminales.
Ndersa mediat e tjera te “pavarura”, ka vetem disa njerez dinjitoze qe ia vlen t’i ndjekesh. Kel Demi, Erion Kristo, Armand Shkullaku, Beti Njuma, Enton Abilekaj, Klodian Tomorri, Basir Çollaku e disa te tjere jane nga zerat e pakte qe mund t’i ndjekesh ne media.
As Krishtlindje, as Pashke, as Bajram kete vit. Qeveria ka vendosur “vullnetarisht” te shkele te drejtat themelore te njeriut permes nje kerkese bere tek Gjykata e te Drejtave te Njeriut, ku terhiqet nga ku institusion, i vetmi ku mund te ankohem qytetaret shqiptare. Jemi pa asnje gjykate qe mund te na mbroje te drejtat si netez te lire. As Gjykate Kushtetuese as GJEDN. Tashme eshte qeveria qe vendos si do besojme dhe si do i lutemi Zotit.
Zoti i meshirofte.
Njerzit kane humbur krenarine dhe dinjitetin. Shiten e blihen si gomeret ne pazarin e gjese se gjalle. Edhe ata, gomeret, me raste kane me shume dinjitet.
Mjerim ekonomik dhe dinjiteti njerezor, kjo eshte koha qe jetojme.
Pa besim ne Zot, jemi qenie qe nuk meritojme as dinjitet, as faljen e Zotit.
Nenshtrohemi si qenie te pamoralshme. Behuni rrogoze se me shume nuk meritoni.
Te vetmit qe reaguan me forcen e shpirtit jane te rinjte.
Ia keni bere pyetjen vetes pse?
Sepse ata akoma jane te dlire dhe as shiten as blihen, si prinderit e tyre, qe rrine si guake kur iu rrihen femijet. Mbulohen me jorgan dhe thone nen ze: Çfare na gjeti ne keto pjella, do na heqin nga puna per shkak te tyre, por nuk mendojne si te heqin nga puna kete bande kriminelesh dhe te pafesh.
Nese ka nje dem qe do shume te rikuperohet eshte dinjiteti i neperkembur dhe deshira e pashprehur me ze, per tu kthyer ne skllever moderne per te ngrene nje cope buke.
Nenshtrimi “vullnetar” eshte me keq se virusi Covid. Kjo sjellje po vdes shpresen dhe lirine.
P.S. faleminderit atyre qe gjejne force te rezistojne ndaj te keqes dhe na tregojne se dinjiteti ekziston, se liria ka ende luftetare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...