Vendimet antifetare të Rilindjes diskriminojnë katolikët

Tuesday, 22 December 2020 14:05

 

Qeveria “Rama” ja faturon çdo dështim me pandeminë Komitetit Teknik të Ekspertëve. Edhe për vendosjen e fashave orare të izolimit profesionistët e shëndetësisë po keqpërdoren për interesa politike të qeverisë. Ekspertët propozojnë dhe në fund është qeveria (Edi Rama) ai që merr vendimet dhe urdhëron Policinë e Shtetit për zbatimin e tyre. I tillë është dhe vendimi për ndalimin e qarkullimit nga ora 06:00 deri në orën 20:30 gjatë Krishtlindjeve dhe festave të fund vitit. Vendimi për mbylljen gjatë festave nuk është i Ekspertëve, por i kryekspertit Edi Rama.

Qeveritë e shumë vendeve të botës aplikuan masa mbyllje të ashpra gjatë nëntorit dhe dhjetorit, me qëllim që në Krishtlindje të kishte hapësira më të mëdha lëvizje. Tradita e Krishtlindjeve është jo vetëm një ngjarje e shënuar për besimtarët, por në krizën e koronavirusit jep dhe një sinjal pozitiv për ekonominë dhe tregjet. Kur në gjithë botën aplikohen masa pak më të lehta, qeveria “Rama” vendos t’i shtrëngojë ato më tepër pikërisht me afrimin e Krishtlindjeve.

Ky vendim në mënyrë të posaçme ka goditur komunitetin katolik. Në një letër publike, krerët e këtij komuniteti kanë shprehur sot shqetësimin për vendimin diskriminues të qeverisë. Edhe pse komunitetet fetare kanë respektuar në maksimum masat kundër COVID dhe kanë shmangur tubimet, me vendimin e qeverisë praktikisht Rama ka anuluar festën e Krishtlindjeve dhe ceremonitë fetare.

Askush nuk dëshiron që vendimeve të Edi Ramës t’u japë karakter fetar, sepse një gjë e tillë është e dëmshme për shoqërinë dhe jo vetëm qeverinë. Kisha Katolike nuk po kërkon të lejohen manifestime apo grumbullime. Duke respektuar në maksimum masat kundër korovavirusit; maskat, distancën, etj, klerikët po kërkojnë që në objektet e kultit të zhvillohen ceremonitë. Lejimi i riteve fetare është më e pakta që qeveria mund të bëjë. Pasi ka dështuar me gjithë strategjitë e menaxhimit të pandemisë dhe i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit, të paktën t’i lejojnë shqiptarët ti luten Zotit. Një pjesë e besimtarëve dhe klerikëve i kanë kryer ritet edhe kur Shqipëria vuante nga virusi i egër i komunizmit. Nuk mundet që sot qeveria, për shkak të tekave të pakuptueshme të ndalojë ritualet fetare. Sepse nuk është se pas orës 20:30 dhe deri në orën 22:00 kur Kisha Katolike kërkon mbajtjen e ceremonive (sipas rregullave antiCovid) virusi është më i rrezikshëm

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...