Vendimi për shmangien e grumbullimet në kisha e xhami/Pollo:Evokon kujtime të errëta...Ai njoftim duhet hequr urgjent; përgjegjësit pasoja!!“

Tuesday, 22 December 2020 14:00

I pakuptueshëm! Kjo është më e pakta që mund thoja për vendimin e qeverisë që imponon ndalim-qarkullimin në mbrëmjen (ora 20:30) e vigjiljes së Krishtlindjes.
Po të kujtoj këtu se në 4 maj informacionet publike qeveritare kishin përmbajtje antifetare atëhere duhet t'a quaj shumë shqetësues. Atëherë reagova publikisht duke e denoncuar njoftimin "që evokonte kujtime të errëta të ateizimit shtetëror komunist dhe masakrën mbi klerin e besimin me kulm në vitin 1967." Kërkova heqjen e njoftimit e pasoja për përgjësit.
Sot i pari që protestoi për ndalimin e meshës së Krishtlindjes ishte Kryetari i Konferencës Ipeshkvore. E mbështes atë megjithë zemër siç kam bindjen se do e mbështesë i tërë Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë. Siç besoj do e mbështesin të tërë ata që duan e çmojnë lirinë e besimit. Kremtimi i Krishtlindjes të enjten në darkë mund të bëhet fare mirë duke zbatuar me kujdes rregullat anti Covid. Ndalimqarkullimi 24 dhjetorit ora 20:30 duhet të rrëzohet! GP

4 maj 2020
“Njoftimi i qeverisë për të shmangur specifikisht grumbullimet vetëm në kisha e xhami evokon kujtime të errëta të ateizimit shtetëror komunist dhe masakrën mbi klerin e besimin me kulm në vitin 1967. Ai njoftim duhet hequr urgjent; përgjegjësit pasoja!!“,GP

Modifikuar më Tuesday, 22 December 2020 14:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...