Anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese/ KED interviston dy kandidatë, sot miratohet raporti me renditjen përfundimtare

E mërkurë, 23 December 2020 09:59

 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), zhvilloi dje intervistat me kandidatët për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo.

KED vendosi që sot të miratohet raporti përkatës mbi listën përfundimtare të renditjes, i cili do t’i dërgohet më pas organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

 

Sipas njoftimit për shtyp, “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpalli fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës”.

“Lidhur me procedurën e ndjekur për vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi përfundimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, Altin Binaj, për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës”, theksoi KED

“Kandidatët e tjerë për këtë vend vakant, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo janë paraqitur dje përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e tyre në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese”, bëri të ditur KED.

 

Pas përfundimit të intervistimit të kandidatëve, KED vazhdoi me pikëzimin dhe renditjen e tyre.
“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës si edhe listën përfundimtare të renditjes”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë, ditën e mërkurë, 23 dhjetor, me miratimin e raportit përkatës mbi listën përfundimtare të renditjes, i cili do t’i dërgohet më pas organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

 

Në mbledhjen e djeshme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...