Tradhëtia vazhdon/ Qeveria miraton shpronësimin, gati varrezat e reja të ushtarëve grekë

Saturday, 26 December 2020 11:10

 


Tradhëtia e qeverisë shqiptare vazhdon, kjo përshkak se ka miratuar shpronësimin e tokave ku do të ndërtohen varrezat e ushtarëve grekë në territorin shqiptarë. Përmes një VKM-je të miratuar ditën e mërkurë, është vendosur vijimi i procedurës së ndërtimit të varrezave të ushtarëve të rënë në luftën italo-greke, në vitet 1940-1941.

Varrezat po ndërtohen në bazë të marrëveshjes së arritur mes Athinës dhe Tiranës për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë në territorin shqiptar në vijim të vendimit nr.742, datë 13.12.2017, të Këshillit të Ministrave.

Kujtojmë se vlera e përgjithshme e shpronësimit është rreth 733 mijë lekë dhe shpenzimet procedurale, arrijnë vlerën 50 mijë lekë, të cilat do të përballohen nga Ministria e Mbrojtjes.

Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të tij.

Në fillim të këtij viti, Greqia i rikujton Shqipërisë nëpëmjet presidentit Prokopis Pavlopoulos, se afrimi i saj në familjen europiane dhe raportet e mira fqinjësore kushtëzohen nga çështje të cilat Tirana zyrtare ende nuk po i adreson dhe veçanërish ajo e varreve të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në jugun e Shqipërisë gjatë viteve 1940-41

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...