Ish-ministri socialist Sherifi/"Pushteti qellim, apo mjet per arritjen e qellimit" ?

Saturday, 26 December 2020 11:06

"Pushteti qellim, apo mjet per arritjen e qellimit" ?

Pyetja buron nga filozofia e Rames, per pushtetin ne "rrefimin" e tij ne "Opinion", ashtu si Baton Haxhiu propagandon, se Rama eshte kryeministri me i mire ne historine e Shqiperise.

Perse e riperserit Batoni kete teze ? Sepse e thote vete Rama, Batoni eshte vetem "zedhenes" i tij.Jemi para zgjedhjeve, prandaj kjo teze do te jete "himni fushates".
Pyetja me e drejte, mund te ishte, mbi cilen teori te institucioneve politike, metode, kritere a instrumente behet krahasimi ?
Teoria, metoda dhe instrumentet e tyre te krahasimit, nuk bazohen aspak ne teorine e institucioneve politike te shtetit te se drejtes, as ne jurisprudencen e se drejtes, sepse ato nuk i njohin, pasi nuk i kane lexuar ndonjehere, ato jane "Sui Generis", fryt i fantazise se deformuar per imitimin e qeverisjes autokratike, qe pushtetin ekzekutiv nuk e vlereson, si nje nga pushtetet e shtetit, por si qellim per mbajtjen e pushtetit.
Filozofine e vete politike Rama e sqaroi kur ishte te "Opinion". Pyetjes se Fevziut, se si e vleresonte pushtetin, pra, funksionin qe kryen, pushtetin ekzekutiv, ai spjegoi cuditshem per nje kryeminister. Sipas tij, pushteti, shikohej, si qellim dhe si mjet.
Sipas tij paraardhesit e kane pare si mjet. Rama e shikon si qellim.
Kjo teze nuk perputhet aspak me teorite politike institucionale te shtetit modern, as me realitet para tij. Mesa kuptohet ai ka degjuar per teorine e Breshtajnit, per justifikimin e cdo mjeti per arritjen e qellimit, por kjo filozofi nuk ka asnje perputhje me detyrimin kushtetues te kryeministrit, i cili sipas kushtetues kryeson e perfaqeson keshillin e ministrave, qe ne shtetin e se drejtes ushtron vetem pushtetin ekzekutiv, e nuk duhet te kete qellime, si e koncepton Rama, sepse qellimet jane te shumta, si eshte edhe perdorimi i cdo mjeti antikushtetuese e antiligjor per mbajtjen e pushtetit.
Shembujt jane aq te shumte per ta vertetuar qellimin e Rames, sa nuk mund te pershkruhen ne nje shkrim, po le te mundohemi te japim disa shembuj, se cilat jane modelet krahasuese per "kryeministerin me te mire".
Batoni ka si argument aftesine e tij per te rrefyer bukur. Rama ka kriteret e veta. Si ka deklaruar e riperseritur, deri ne marri, se si ka bere neper Shqiperi, me shume kilometra, se te gjithe kryeministrat, prej Ismail Qemalit ? Ky eshte kriter ?
Po, eshte e vertete ai nuk qendron ne zyre per kryerjen e funksionit. Edhe kur ulet e diskuton me ministrat, si tha vete e u pane mjetet edhe mbi tavoline, ai degjon duke zhgarravitur krijimet e tij.
A nuk eshte kryeministri, qe ka acaruar marredhenjet, me ish kryeministrat dhe institucionet e Kosoves. Sepse sa shkoi ne parlamentin e ligjeroi, hodhi idene e bashkimit kombetar duke nenekuptuar se ai do te ishte presidenti ? Po e ka bere, si askush nga paraardhesit.
A nuk ishte mbeshtetesi me i flakte i tezes se duhej marreveshje me Serbine, duke dhuruar territoret shqiptare ? Por kjo eshte transmetuar edhe ne disa media televizive, duke treguar e diskutuar mbi hartat qe i spjegonte aq bukur Batoni.
Po, kjo eshte e vertete dhe Ka te drejte te "krenohet" pasi u'a ka kaluar te gjithe paraardhesve.
A nuk vendosi dje Keshilli i Shtetit ne Greqi, qe te zgjeroj ujrat territoriale 12 milje, nga 6 milje ? Po, kjo u dha nga disa media greke, duke pretenduar se eshte premtim i Rames, dhe Rama nuk po e pergenjeshtron ?
A nuk po largohen me qindra mije te rinj nga Shqiperia, si kurre me pare ? Po eshte e vertete dhe merita i takon kryeministrit.
A nuk eshte e vertete, se e gjithe pasuria publike po privatizohet dhe koncensionet me PPP po ja marrin frymen ekonomise se Shqiperise ? Kete realitet kryeministri e propagandon si merite te tij.
A nuk eshte e vertete se borxhi publik i Shqiperise eshte me i larti ne historine e 30 vjeteve ?
Po kete e pohojne me shqetesim te gjitha institucionet nderkombetare, vetem kryeministri levdohet.
A nuk eshte e vertete se varferia e shqiptareve eshte rritur frikshem, krahas pasurimit absolut te 5 perqind te shoqerise, si ne asnje vend Ballkanik ? Kete e theksojne te gjitha institucionet nderkombetare, vec qeveritareve.
A nuk jane rritur taksat e tatimet me galop, duke mos ofruar sherbime ? Pyetni cdo shqiptar, vec militanteve fanatik.
A nuk perdoret dhuna ndaj gazetareve e kritikeve te qeverise ? Lexoni raportet nderkombetare e sidomos opinionin e Komisionit te Venecias dhe Keshillit te Europes, te cilat kerkojne mos miratimin e ligjit te censures mediatike.
A nuk eshte e vertete se nuk mbahen premtimet e pafundme te Rames ?
Le te jepen kronikat nga televizionet e beni krahasimet. Kete po e bejne me mire rrjetet sociale, prandaj kerkohet te behet ligj per te denuar kedo qe bene "meme" ne rrjetet sociale.
A nuk eshte e vertete se perhere te pare nje kryeminister krijoi nje media ERTV, per te propaganduar nga mengjesi deri ne mbremje vizitat e kryeministrit ne kantjere te pambyllura ne 7 vjet e 8 muaj dhe qe shperndan tapi e jep celsa per disa familje, kur mijra te tjera familje jetojne ne cadra ? Flet realiteti.
Mund te jepnim shembuj pafundesisht. Por themelore ne nje qeverisje jane funksionimi i instucioneve demokratike.
Shqiperia eshte me nje Kuvend te Sajuar, nga me te akuzuarit e me qesharaket ne 30 vjet, me nje qeveri me ministra te akuzuar, qe nuk bejne politika, por transmentojne urdhera, dhe pa pushtet gjyqesor jemi ende, se nuk eshte plotesuar Gjykata e Larte e per rrjedhoj nuk plotesohet as Gjykata Kushtetutese me 9 anetare.
Shqiperia per here te pare ne 30 vjet qeverisjen vendore e ka njesuar me qeverisjen e keshillave popullore te rretheve dhe komitetet ekzekutive te saj.
Kryeministri ka qellim mbajtjen e pushtetit, prandaj nuk e do opopziten e denigron ate, e krijon ate, dhe si instrment perdor parlamentin, partine dhe grupet e interesave qe kane fituar lirine me kanabizimin e Shqiperise.
Me gjithe keto arritje, a nuk eshte ma i miri ? Ke te drejte Baton !

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...