Basha: Sa kohë është në kontrollin e legjislativit dhe ekzekutivit, s’ka për të pasur drejtësi. 3 vjet të plotësohej Kushtetuesja, lajm i mirë, por i vonuar

Saturday, 26 December 2020 13:19

 

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot se investimi i parë që reforma në drejtësi të ketë sukses është ndërrimi i pushtetit duke e arsyetuar këtë me plotësimin e një nga kushteve bazë. që është ndarja dhe balancimi i pushteteve.

Në një takim me sudentë të drejtësisë, Basha theksoi se sa kohë që drejtësia është në kontrollin e legjislativit dhe ekzekutivit nuk ka për të patur drejtësi.

 

Sipas Bashës, drejtësia duhet të jetë armë kundër korrupsionit dhe kjo realizohet vetëm duke ia hequr drejtësinë nga duart partisë në pushtet. Sa i përket plotësimit të Gjykatës Kushtetuese, kreu i PD tha se është një lajm i mirë, por shumë i vonuar.

“Sa kohë që qeveria, kryeministri, pushteti investon gjithçka që mos të dalë para drejtësisë, mos t’i japin përgjegjësi, si mund të ketë drejtësi?! Investimi i parë që reforma në drejtësi të ketë sukses është ndërrimi i pushtetit sepse ajo në vetvete do të plotësojë një nga kushtet bazë që ju e mësoni që në orët e para të së drejtës kushtetuese, që është ndarja dhe balancimi i pushteteve. Sa kohë që drejtësia është në kontrollin e legjislativit dhe ekzekutivit çfarëdo që të bësh, përpjetë të hidhesh, nuk ka për të patur drejtësi por ka për të patur korrupsion, pandëshkueshmëri. Por korrupsionin dhe faturën do ta paguajnë qytetarët, faturën do ta paguajnë prindërit tuaj, faturën do ta paguani ju.

 

 

U deshën 3 vjet të plotësoheshin vakancat në Gjykatën Kushtetuese, që sigurisht është një lajm i mirë, por shumë i vonuar dhe reforma në drejtësi që të ketë sukses ka nevojë pikërisht për pasionin, pastërtinë dhe idealizmin e rinisë. Shumëkush thotë që drejtësia u kap nga partia në pushtet, kjo është një arsye më shumë që më 25 Prill të ndahemi nga partia në pushtet, sepse e dimë që me qeverinë e ardhshme, të paktën drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë, dhe kjo siç e dini ju është një nga garancitë e shtetit të së drejtës: ndarja edhe balancimi i pushteteve ‘trias politika’. Askush nuk do të mund ta akuzojë qeverinë e ardhshme se e ka marrë peng drejtësinë, por ne do ta shtyjmë, do ta stimulojmë që të bëjë detyrat e saj, duke nisur me luftën kundër korrupsionit, duke bërë shembuj konkretë që ta zmbrapsim këtë bilanc të tmerrshëm: 7.2 miliard euro në 7 vite. Faturë e papërballueshme edhe nga vende me ekonomi 10 herë më të mëdha se tonat. Dhe kjo është arsyeja pse nga brezi i juristëve që po trajnohen sot patjetër t’i nxisim, t’i inkurajojmë që të jenë pjesë e kësaj lufte kundër korrupsionit, qoftë në sektorin publik ku të jeni të sigurt që meritokracia do të jetë kriteri bazë i punësimit, qoftë në sektorin privat ku po kështu pasja e juristëve, avokatëve, përfaqësuesve ligjorë është jo vetëm garanci për të drejtat e subjektit, të drejtat e njeriut, të drejtat e qytetarit por edhe një garanci për një proces të drejtë ligjor dhe për mbrojtjen në tërësi të ligjit, kushtetutës, pasurive, pronave, të lirive themelore të qytetarëve”, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...