'Dënimi i tradhtisë së Ramës për detin, mision shtetëror dhe historik'

Saturday, 26 December 2020 14:27

 

Nga Petrit Vasili

Ajo që pritej dhe që ne e paralajmëruam qartë gjatë verës së këtij viti ndodhi dhe Rama e shiti detin e Shqipërisë.

Deklarimet e Ramës në verën e këtij viti dhe pasiviteti i tij i qëllimshëm, që mbështesnin veprimet e njëanshme të Greqisë për 12 miljet ishin qartësisht qëndrime, që tradhtonin interesat legjitime dhe të patjetërsueshme territoriale të Shqipërisë.

 

Edhe fillimi i negocimeve për një marrëveshje të re për kufirin detar me Greqinë disa vjet më parë ishte një proces i errët, jotrasparent, për të cilin nuk është bërë publik asnjë qëndrim përfundimtar.

 

Dhe pyetjet e detyrueshme për përgjigje ndaj të gjithë shqiptarëve janë:

1.Negociatat e filluara për kufirin detar me Greqinë, a përfunduan?

2.Nëse negociatat janë ndërprerë, cilat janë arsyet parimore të pazgjidhshmë

3.A ka qenë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, linja udhëheqëse e qëndrimit në negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?

4. A ka pasur pala greke, gjatë negociatave, temë të diskutimit zgjerimin me 12 milje?

5. Pas deklarimeve të Greqisë për zgjerimin me 12 milje në verën e këtij viti, a u mblodh grupi negociator shqiptar për të përcaktuar qëndrimin dhe vendimin lidhur me vazhdimin e negociatave?

Paragrafi i pare? i nenit 15 te? Konvente?s se? Kombeve te? Bashkuara pe?r te? Drejte?n e Detit (UNCLOS), përcakton: “Kur brigjet e dy shteteve jane? te? kunde?rta, ose ngjitur me nje?ra-tjetre?n, asnje?ri nga te? dy shtetet nuk ka te? drejte?, duke mos arritur marre?veshjen midis tyre ne? te? kunde?rt, te? zgjase? detin e tij territorial pe?rtej vije?s mesatare, c?do pike? e se? cile?s e?shte? e barabarte? nga pikat me? te? afe?rta ne? pikat baze? nga te? cilat matet gje?re?sia e deteve territoriale te? secilit prej dy shteteve. Dispozita e me?sipe?rme nuk zbatohet, megjithate?, kur e?shte? e nevojshme pe?r shkak te? titullit historik ose rrethanave te? tjera te? vec?anta pe?r te? kufizuar detet terrritoriale te? dy shteteve ne? nje? me?nyre? qe? e?shte? ne? ndryshim prej tyre”.

Pyetjet e pakapërcyeshme ndaj Edi Ramës prej gjithë shqiptarëve, janë:

1.Çfarë interesi të erret fsheh dhe kush ia ka lidhur gojën dhe duart Kryeministrit, që nuk bën transparencën e situatës lidhur me negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?

2.Nëse marreveshje nuk pati, cilat ishin shkaqet që ajo u prish?

2.Përse Kryeministri nuk veproi dhe nuk reagoi pas deklaratave të qeverisë greke për zgjerimin me 12 milje, por zgjodhi pasivitetin e qëllimshëm, që u hapte rrugën veprimeve të njëanshme të Greqisë kundër interesave të Shqipërisë?

I gjithë qëndrimi dhe veprimi i Edi Ramës si kryeministër ka qënë qartazi një veprim që tradhtonte interesat e vendit dhe strategjia e mungesës absolute të transparencës, pasiviteti e mosveprimi i qëllimshëm i tij i ka minuar shumë rëndë, si askush tjetër, interesat e vendit.

Është e qartë se këtu nuk kemi të bëjmë me papërgjegjshmëri të Edi Ramës, por me një strategji të mirëmenduar, që shet interesat e Shqipërisë dhe që përbën një tradhti kombëtare të qartë dhe pa ekuivok.

Zbulimi, hetimi dhe dënimi i kësaj tradhtie është një detyrim shtetëror kushtetues si dhe do të ishte një mësim historik për këdo që do të guxonte të prekte qoftë edhe një thërrime interesat e Shqipërisë.

Modifikuar më Saturday, 26 December 2020 16:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...