Berisha/Nuk e ka fajin BE por e ka korrupsioni!

Diel, 27 December 2020 11:35

Nuk e ka fajin BE por e ka korrupsioni!

Miq, sot ne te gjithe hapsiren e Bashkimit Europian filloi vaksinimi kunder covid19.
Per te lare duart pas krimit te lenies pa vaksine dhe ne meshire te virusit qytetaret shqiptar njelloj si ne Afriken Qendrore, kryepidemiologu tutkun apo Sulltan Salep Surreli fajesoi menjehere per kete çeshtje te nje rendesie themelore per jeten e njerezve Bashkimin Europian per vaksinimin e qytetareve te vendeve anetare dhe jo edhe te shqiptareve, duke krijuar me djallezi pershtypjen se ata vende kane marre te gjithe vaksinen per vete dhe nuk kane lene gje per ne.

Ky eshte nje mashtrim i paskrupullt.

Serbia ka disa dite qe po ben vaksinimin me te njejten vaksine qe po perdoret sot ne te gjitha vendet e Bashkimit Europian. Por nuk eshte vetem Serbia por edhe nje seri vendesh te tjera qe nisen vaksinimin po me kete vaksine para vendeve te BE.

Kjo per fatin e thjeshte se ato paguan ne kohe tek kompania Biontech-Pfizer parate per vaksinat qe porositen per vendet e tyre.

Ato vende nuk derguan kryeministra apo mininistra me aeroplan ne dispozicion ne New York, turist per shopping per te blere vaksinen, por derguan ne fillim te nentorit çekun me dollare tek kompania prodhuese per sasine e vaksines qe donin te bilinin.

Partia Demokratike, grupi i eksperteve te saj per menaxhimin e pandemise se covid19 prane kryetarit te Partise z.Basha, e kane ngritur muaj me pare dhe ne menyre te perseritur çeshtjen e sigurimit ne kohe te vaksines per qytetaret.

Ata kane kerkuar nga qeveria qe te bente pagese-kapar jo tek ndermjetes por direkt tek kompania prodhuese. Por kjo nuk ndodhi per shkak te korrupsionit pasi nga blerjet direkte tek kompania prodhuese nuk ben dot pazare dhe nuk do mbetej gje per xhepat e narkozyrtareve qe perdoren pandemine si perde te trashe per te vjedhur prapa saj.

Keshtu, sekser kompania qe pagoi Edvin Hajduti pasi mori parate perflitet per falimentim. Kurse Edvin Hajduti qe udhetoi me avion ne dispozicion per New York gjasme per vaksinen, zgjodhi kohen e uljeve te krishtlindjeve, mbushi baulet me mallra dhe u kthye pas disa ditesh ne Shqiperi me nje sukses te madh ne shopping dhe mundet me ndonje termos me vaksina per rrethin e tij por asnje per vijen e pare te frontit, bluzat e bardha apo te tjere me ne nevoje.

Prandaj te dashur miq, fajin pse sot shqiptaret jane ne meshire te virusit dhe nuk ka vaksine per ta nuk e ka BE as dhe kompania prodhuese Biontech-Pfizer por e ka korrupsioni dhe grykesia per te vjedhur ne çdo gje e Edvin Hajduti dhe hajnave te tjere rreth tij. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...