“Është koha që shqiptarët t’i kenë xhepat e mbushur” është thënia që bie në sy një video-mesazh të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, publikuar menjëherë pas prezantimit që ai i bëri qytetarëve shqiptarëve, të programit ekonomik të Partisë Demokratike në qeverisje pas 25 prillit.
“Sot filluam prezantimin e programit “Shqipëria fiton” me Planin tonë ekonomik, - shkroi Basha në Fb. - Jo më premtime boshe, por një plan serioz pune. Ne angazhohemi të ngremë pagat, të hapim vende të reja pune për qytetarët shqiptarë, të ulim taksat, të rrisim pensionet, të ulim çmimet e energjisë elektrike dhe karburantit, të ndihmojmë rininë dhe familjet e reja shqiptare pa lënë asnjë shqiptar mbrapa.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshmë. Shqipëria fiton”, theksoi Basha në përfundim