“Deti”, Meta akuza Ramës: Nuk bëri transparencë dhe as bashkëpunim serioz për një çështje kaq të madhe!

Saturday, 13 February 2021 15:17

 

Presidenti Ilir Meta ka folur sot nga Saranda për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Kreu i Shtetit akuzoi kryeministrin Edi Rama, që sipas tij, nuk ka bërë transparencë dhe as bashkëpunim serioz e të besueshëm për këtë çështje kaq të madhe.

Sipas Metës, çështja e detit mes dy vendeve fqinje kërkon një zgjidhje njëherë e përgjithmonë në mënyrë të drejtë për të dyja vendet dhe që t’i shërbejë miqësisë mes tyre.

 

“Të gjitha veprimet e mia kanë qenë konform Kushtetutës, ndërkohë që për fat të keq nga ana e kryeministrit nuk ka pasur as transparencë dhe as një bashkëpunim serioz dhe të besueshëm, siç e meriton rëndësia e çështjeve kaq të mëdha. Kjo është një çështje që zgjidhet njëherë e përgjithmonë dhe duhet zgjidhur në mënyrën më të drejtë për të dyja vendet dhe t’i shërbejë miqësisë mes të dyja vendeve”, u shpreh Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...