Monika Kryemadhi takim me gratë e Maliqit: Një nga problemet më të mëdha shpopullimi, duhet një shtet social për këtë situatë

Saturday, 13 February 2021 17:45

 

Pas vizitës në Pogradec, ku u mirëprit nga familja Dikellari, Monika Kryemadhi ka shkuar në Maliq, ku zhvilloi një takim me gratë e këtij komuniteti. Gjatë bashkëbisedimit me to, Kryemadhi ceku shumë tematika, duke nisur që nga problemi i shpopullimit dhe idesë së formimit të një shteti me bazë sociale.

“Unë isha në Pogradec nëpër fshatra, në qytet. Ishim nëpër shtëpi dhe ajo që vëmë re është largimi. Një nga problemet më të mëdha është boshatisja dhe shpopullimi i fshatrave dhe sidomos qyteteve që janë në kufi. Përrenjasi, Pogradeci po ashtu, që të thuash është një qytet turistik, vjen në Korçë e njëjta gjë. Edhe pse shikojmë atë turizmin për momentin, një të shtunë ose të diel, por ja ku jemi sot këtu në Maliq dhe ja si thoni ju, që tërë fëmijët i keni jashtë.

 

Ndërkohë që pensionet e pensionistëve që janë të vetën nëpër shtëpia janë ku thërret qameti. Ndërkohë vajzat dhe djemtë e rinj mezi presin të ikin, sepse nuk kanë një vend pune, nuk kanë një mundësi. Vështirësitë ekonomike shtohen çdo ditë e më shumë. Unë dua t’iu falenderoj shumë që më keni respektuar sot dhe ne në fakt në këtë situatë të vështirë edhe të pandemisë, edhe të shtetrrethimit, sepse jemi bërë si tek filmi “Dimri i Fundit”. U jam shumë mirënjohëse edhe të zonjës dhe zotit së shtëpisë që na hapën derën dhe na pritën, por edhe që na krijojnë këtë mundësi, sepse kur qajmë edhe hallet e kur diskutojmë jemi edhe më pranë jush. Qajmë dhe pak hallet e burrave, meqë i kemi. Po shyqyr që i kemi, sepse familja është shumë e rëndësishme dhe nganjëherë me njëri tjetrin edhe zihemi, edhe duhemi, edhe ngatërrohemi, por në fund të ditës ngelet forca dhe fuqia.

Është shumë e vështirë për gratë kryefamiljare, sidomos ato që janë me fëmijë të vegjël, për t’i rritur, për t’i mbajtur, për t’i shkolluar e për t’u kujdesur. Sepse babai është një ndihmesë dhe një dorë e fortë për fëmijët që rriten. Por po të ketë një shtet të fortë e social, normalisht e bën edhe më të thjeshtë këtë situatë.

Në sot e kemi lënë që të kalojmë të gjithë ditën në Maliq, nëpër shtëpi dhe takime. Kemi lënë takimet nëpër shtëpia sepse edhe mundësitë janë më të pamundura për njerëzit, disa edhe nga koha, apo nga frika e qeverisë, se disa të thonë të heqin motrën apo vëllain nga puna, sepse këta kanë kaluar më keq sesa lufta e klasave. Megjithatë unë them që nuk është ky problemi, problemi që kemi ne sot të gjithë është çështja e punësimit. Krijimi i hapësirave për bujqësinë në këtë zonë është një nga problemet kryesore”, u shpreh Kryemadhi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...