Kim Mehmeti: Kritikët e Bashës si vëzhgues ndërkombëtarë e jo si ‘kontribuues’ të humbjes!

E Enjte, 29 Prill 2021 16:41

 

‘Sa të bezdisshëm janë bërë këta ‘kufomëngrënësit’ e PD-së, që nisën ta kritikojnë kryetarin e vet ende pa përfunduar numërimi i votave.

Dhe nuk janë të tillë pse kërkojnë dorëheqjen e tij, por pse sillen si të ishin vëzhgues ndërkombëtarë, të dërguar në Tiranë që t’i regjistrojnë të metat e kryetarit të PD-së, e jo anëtarë të kësaj partie dhe pjesëtarë dhe ‘kontribuues’ të humbjes?

Me këtë sjellje të tyre ata pa dashje e shpalosin të vërtetën për vetveten, se i nënshtrohen kryetarit kur ai i ngre nga ‘muratorë’ në deputetë, ministra, kryeparlamentarë e President, por jo edhe atëherë kur i largon nga grazhdi i pushtetit.

Andaj, si nuk u gjet dikush që të këtillëve t’u tregojë se shtëpia jote nuk rregullohet duke bërtitur në mes të mëhallës, por duke i shqyrtuar hallet me familjarët tu, edhe atë pa të dëgjuar fqinjët dhe dashakeqësit!

Pra si nuk u gjet ndonjë i PD-së që gjeneralëve të saj të vonuar t’u tregojë se ka diçka që është më e dhembshme se vetë humbja: të shohësh bashkëluftëtarët tu si i ‘gëzohen’ trupit tënd të përgjakur dhe si nuk të japin kohë as t’i numërosh plagët e ta rimarrësh veten, e lë më të shpjegosh se pse dhe si e ke humbur luftën!

Po pra, përgjegjësia është ilaçi më i duhur për shëndetin e një partie, por vetëm nëse ajo parti është pastruar nga atdhetarët e patriotët e vonuar, që stolisen me gabimet e të tjerëve, nga strategët që nuk e dinë se nuk bëhesh gjeneral duke i kritikuar e shpjeguar humbjet e komandantit tënd, por duke i numëruar betejat ku ti ke luftuar e fituar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...