Si e rrëzoi Macron propagandën e Ramës me refugjatët afganë

Hënë, 06 September 2021 10:27

 

Presidenti francez, Emmanule Macron, ka deklaruar se Shqipëria po paguhet për akomodimin e qytetarëve afganë, të cilët ikën nga shteti i tyre pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talibanët, ndryshe nga deklarata e Kryeministrit Edi Rama.

“Si t’ia bëjmë ne kur SHBA evakuojnë afganët që më pas janë zhvendosur në Shqipëri ose vende të tjera kundrejt një pagese? Është një çështje që duhet ta bëjmë si europianë dhe nuk dua ta pësojmë”, tha Macron, “pasi do të ketë lëvizje imigratore dhe flukse të parregullta, sepse është një rrëmujë, një vend në luftë civile me një regjim të dhunshëm”.

 

Por deklarata e Presidentit francez bie ndesh me deklaratën e Ramës në një intervistë për BBC disa ditë më parë.

 

Kryeministri shqiptar u shpreh se vendi ynë nuk po merr asnjë ndihmë nga vendet e pasura.

 

“Nga vendet më të pasura? Jo. Për momentin po mbështetemi vetëm te bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Me sa duket është një numër i konsiderueshëm nga SHBA e Britania që e kanë zemrën të pasur”, ka deklaruar Rama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...