Tritan Shehu/Covid: Shqiperia rrezikon dy fishin e vdekjeve ndaj vitit te kaluar!

Hënë, 06 September 2021 10:28

Covid: Shqiperia rrezikon dy fishin e vdekjeve ndaj vitit te kaluar!
Nje studim i Charité te Berlinit tregon se ne popullesite e pa vaksinuara ose te vaksinuara me vaksinat e pa efekeshme, varianti Delta jep deri ne dy fishim e te shtruarve ne spital, ne reanimacione dhe ne mortalitet, ndaj vitit te kaluar.
—Shqiperia sot ka nje nga nivelet me te ulta ne Bote te vaksinimit te plote, nen 26% te popullesise, kur mezatarja boterore me Afriken, Azine etj brenda, eshte 35%, pa asnje perspektive kjo permiresimi te shpejte me vaksina te efekeshme.
—Shqiperia edhe me keq, ka shumicen e vaksinave Kineze, te pa certifikuara dhe te pa efekeshme keto; nuk ka asnje strategji per korregjimin e ketij gabimi fatal.
—Shqiperia nuk ka asnje pregatitje per uljen e moshes se vaksinimit ne 12 vjec e aplikimin e dozes se trete.
—Po t’i shtojme ketyre gjendjen e rende te sistemit tone shendetesor, mungesen e masave permiresuese te paresorit, spitalorit, reanimacioneve, laboratoreve, liberalizimit te testimeve, forcimit te mbrojtjes se personelit etj, gjendja behet...
Mos harojme se deri tashti Shqiperia ka pasur nga Covid mbi 16 mije humbje jetesh midis popullesise, nder ata 50 mjeke.
Nderkaq kjo Qeveri vazhdon te fshihet si struci nga e verteta!
Dhe ne fund dicka tjeter per kete Qeveri e “Komitet” pa veshe, sy e goje:
—Kujtohuni dhe per vaksinat ndaj “gripit” te zakonshem, por te tilla te perdoreshme ne vendet e BE ato.
—Kujtohuni edhe per vaksinimin periodik ndaj Pneumokokut.
Te dyja tashme po futen ne protokollet e parandalimit gratis per te gjithe popullesite!
Ndryshe rrezikojme qe viti i kaluar te duket si nje “shetitje” me ate qe po vjen.
P.S. Megjithese me shume keqardhje, jam i detyruar te them te verteten, sic kam vepruar deri tashti, por qe fatkeqesisht eshte konfirmuar, sepse kjo Qeveri e pa pergjegjeshme nuk ka dashur as te permendet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...