Lideri historik i PD, Berisha, drejton sot protestën e opozitës kundër paktit Rama - Vuçiç

Hënë, 20 December 2021 10:08

 

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, do të drejtojë sot më 20 dhjetor për herë të parë pas tetë vjetësh, protestën e opozitës kundër qeverisë Rama 3, e cila mbart një simbolikë të dyfishtë, rikthimin e Berishës në krye të partisë për të rindezur motorët e fikur të PD-së që ka njohur vetëm humbje deri më tani dhe reagimin e parë të opozitës kundër paktit “Open Ballkan” ndaj të cilit ish-kryetari Lulzim Basha ka qëndruar pasiv. Kujtojmë se sot në Tiranë do të vijë për vizitë Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në kuadrin e përpjekjeve për këtë nismë së bashku me ish-kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

Në njoftimin e bërë tashmë publik nga Partia Demokratike, i bëhet thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi për “protestë kombëtare kundër mega-vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit antikombëtar Rama – Vuçiç. E hënë, 20 dhjetor, ora 16:00, mbledhja tek selia e PD-së dhe nisja drejt Kryeministrisë,” thuhet në njoftim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...