Nga Shaban Murati/Sihariq i madh nga Vuçiç, Rama e Zaev: Shpiket populli i përbashkët

Hënë, 20 December 2021 10:56

 

Nga Shaban Murati - 20/12/2021

U njoftua arritja më e madhe e “Ballkanit të kapur”: Shpiket populli i përbashkët i treshes përbërëse. U bëmë një popull me serbët dhe maqedonasit! Tre liderat e “Ballkanit të kapur” Vuçiç, Rama dhe Zaev, që do të takohen në 20 dhjetor në Tiranë për të përqafuar njeri-tjetrin, publikuan në 18 dhjetor një letër të përbashkët, ku japin sihariqin e madh që popujt e tre shteteve të kësaj federate serbe janë shkrirë në një popull të përbashkët.

Në letrën në gjuhën shqipe, të shpërndarë nga zyra qeveritare e Tiranës dhe të publikuar në gazetat proqeveritare, në fjalinë e tretë tre liderat shkruajnë sëbashku tekstualisht në numurin njejës: “Dëshira e popullit tonë…”. Të gjithë patriotët me brekushe, me poture, me tumane, me dimije dhe me fustanella, duhet të vdesin tani të lumtur se u bëmë një popull me serbët dhe me maqedonasit.

Në Jugosllavinë e vjetër të Titos quhej “popull jugosllav”. Nuk ka ardhur ende informacioni nga Beogradi se si do të quhet ky popull i përbashkët në Jugosllavinë e re të Vuçiçit. Tani mbetet të krijojmë një qeveri të përbashkët dhe një president të përbashkët, që natyrisht i takon të jetë serbi Vuçiç, se ai e shpiku “Ballkanin e kapur” dhe ka shumicën e votave të popullit të përbashkët ballkanikokaps.

 

Që tani jemi një popull i përbashkët i shkrirë në një, tre liderat e dëshmojnë me letrën e tyre të përbashkët, ku

-Nuk përmendet në asnjë rresht Kosova, sepse nuk e njeh Vuçiçi. Nuk e përmend në asnjë rresht dhe rrjedhimisht nuk e njeh as Edi Rama, sepse nuk don t’i prishë qejfin Vuçiçit.

-Nuk përmendet në asnjë rresht Bosnje-Hercegovina, ku serbët e Dodikut dhe të Vuçiçit po ndezin zjarret e luftës, që ka alarmuar Nato-n, BE-në, OSBE-në, KE-në, etj. por aspak Tiranën.

-Nuk përmendet në asnjë rresht Mali i Zi, ku forcat speciale të Serbisë së Vuçiçit dhe kisha ortodokse serbe po punojnë për të sjellë një qeveri edhe më shumë proserbe dhe të aneksojnë shtetin e pavarur malazez në “botën serbe”. Janë shqetësuar NATO dhe BE, por jo Tirana.

Letra e përbashkët, që tre liderat e “Ballkanit të kapur” i drejtojnë vetes, krijoi popullin e përbashkët ballkanikokaps, si eksperiment i madh shekullor i parealizuar deri tani i “Serbisë së Madhe”. Rroftë kozmopolitizmi i udhëhequr nga Serbia

Modifikuar më E mërkurë, 22 December 2021 12:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...