'(Hot)spot albanese' - Emisioni investigativ i RAI 3 ndjek Engjëll Agaçin, 'avokat i bosëve më të fuqishëm të narkotrafikut shqiptar'

Hënë, 22 Prill 2024 12:50

Mbrëmjen e së dielës, emisioni investigativ ‘Report’ i RAI 3 ka zbuluar detaje nga kampet e refugjatëve që po ndërtohen në Shqipëri falë marrëveshjes së kryeministres italiane Georgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. 

("Report", programi që bëri histori në fushën e gazetarisë investigative në TV. Sigfrido Ranucci dhe ekipi i Report edhe një herë në rreshtin e parë me hetime dhe njohuri mbi politikën, ekonominë dhe shoqërinë.)

 
 

PJESA IV (VAZHDIM)

Gjatë këtyre viteve Italia është përpjekur të intensifikojë luftën kundër narko trafikut dhe ka vendosur edhe një zyrë në Tiranë, pranë ambasadës dhe përgjegjësitë i ishin besuar Shefit të Intepolit ku ishte Gjenerali Lisi, Gjenerali i Guardia di Finanza  asnjëhërë i hetuar.

Lisi, njeriu me shumë lidhje është personi qëështë takuar me Engjëll Agaçin, por kush është Agaçi? -referon dhe ngre pyetjen prezantuesi i ‘Report’ ne Rai 3.

‘Kam njohur dhe takuar shumë njerëz, nga Obama tek Papa e shumë të tjerë’ referon mes të tjerash Lisi për ‘Report’ . Në kohën kur ishte në krye të Interpolit janë ngritur shumë pikëpyetje.

Disa anomali të rënda të Gjeneralit Lisi lidhen me Shqipërinë...

‘Kemi parë vete Lisin me narkotrafikantë shqiptarë. Në marrëdhënie punësh personale me to në Shqipëri, gjatë periudhës që po bëheshin hetime për ish ministrin Tahiri’ rrëfen Dritan Zagani për ‘Report’. 

‘Report’ zbulon se Lisi kishte një fondacion në të cilin ishin pjesë edhe funksionarë të lartë të Ambasadës italiane ne Shqipëri. Në 2015, fondacionit të Gjeneralit i dhurohen 30 mijë metër katrorë të një plazhi ku dhuruesi bujar ishte Artur Shehu, narko trafikant dhe drejtues i mafias shqiptare

Gazetari pyet Lisin: Fondacioni juaj ka marrë si dhuratë një terren nga njënarkotrafikat, Artur Shehu? Ketu kemi kontratën dhe ne të shkruhet Artur Shehu. Është një transaksion që ju bëhet nga një narkotrafikant shqiptar.

Lisi: Po, por kjo është bërë para një noterit

Gazetari: Po, por mbetet gjithmonë njënarkotrafikant. Çfarë bën Shefi i Interpolit me njënarkotrafikant shqiptar?

Lisi: Artur Shehu jetonte jashtë shteti, por në Shqipëri nuk kishte asnjë precedent penal.

Gazetari: Po, por ne Itali ishte person në kërkim. Ishte në biznes me ‘Sacra Corona Unita (organizatë mafioze)

Lisi: Po, por unë nuk mund të shkoj të kontrolloj letrat e të gjitha prokurorive në Itali për të parëcfarë shkruhet

Gazetari: Po, por Gjeneral që Shehu ishte një peshk i madh i mafias shqiptare e dinin të gjithë, mendoj edhe ju që në atë kohë ishit...

Gjenerali: Kur kanë ndodhur këto gjëra ma kanë thënë, kujdes me këto njerëz...

Lisi, edhe për pozicionin që kishte mund ta bënte qoftë edhe një verifikim të thjeshtë për narkotrafikantin i cili është arrestuar për raportet e tij me ‘CosaNostra’ dhe dy vite para se ti dhuronte terrenin Lisit, ne 2013 mediat shqiptare shkruanin për arrestimin e Artur Shehut që e kërkonte Prokuroria e Lecespër shkak të lidhjes së tij me kreun e ‘SacraCoronaUnita’ dhe mbetet mister se si shefi i Interpolit ka arritur të hyjë në kontakt me njënarkotrafikant të njohur. – sqaron gazetari.

Gjenerali Lisi: Kam folur me Engjell Agaçin për këtë dhe me thotë që më argëton kjo histori, por të shohim se nuk është e thjeshtë. Bëri një punë të mirë sepse jo vetëm gjeti gjurmë, por gjeti edhe se kush ishte pronari.

Gazetari:Dhe ju i besuat sepse ishte Agaçi ne mes?

Lisi: Po, tjetër person nuk di...

Engjëll Agaçi është një avokat i rëndësishëm shqiptar që ka një zyrë edhe në Romë që ndër vite, mes klientëve të tij, janë edhe disa nga bosët kryesor të mafias shqiptare me procese gjyqësore në Itali. Ne 2016 disa prej të asistuarve të tij përfundojnë në qendër të një polemike gjyqësore. Sipas asaj që referojnë gjyqtarët italian disa të dënuar në Itali me 10 deri në 20 vite burg, dërgoheshin me shumë lehtësi në Shqipëri  dhe në momentin që arrinin atje vuanin dënime shumë më të ulëta ose liroheshin nga burgu – referon ‘Report’.

Gazetari i Rai 3 pyet gjyqtarin italian, këshilltarin e emëruar nga Rama, por që Rama nuk pyeti kurrë: Shumë gjyqtar janë ankuar për këtë, që ato i dënonin dhe pastaj nëse i çonin nëShqipëri...

Gjyqtari italian, Francesco Mandoi: Po, po. I nxirrnin. Në Itali nëse një person dënohej me 20 vite burg bënin deri në 6 vite burg dhe nëse nëItali dënohej 3 vite në Shqipëri dilte nga burgu.

Ndërkohë avokati Agaçi, ka braktisur klientët në Itali dhe është kthyer me kohë të plotë në Shqipëri ku po bën një karrierë brilante si Sekretar i Përgjithshëm ne Këshillin e Ministrave të qeverisë Rama. Këtë verë kur Meloni u takua me Ramën në Shqipëri ishte prezent edhe Engjëll Agaçi.

Këtë e konfirmon gjatë intervistës për Rai 3 edhe Ministri i brendshëm, Taulant Balla– shpjegon ‘Report’

Gazetari, gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, bëri disa tentativa për t’u lidhur me Engjëll Agaçin për ta intervistuar, por pa sukses dhe kur humb të gjitha shpresat e sheh teksa del papritur nga godina e kryeministrisë. Vrapon për ti marrë një intervistë apo deklaratë, por e ndalon polici duke i kërkuar të largohet.

‘Engjëll Agaçi ka qenë avokati i bosëve më të fuqishëm të narkotrafikut shqiptar, ka qenë gjithashtu këshilltar i Gjeneralit Lisi, Shef i Interpolit italian kur qëndronte ne atë zyrë për të bërë ndërlidhjen mes policive kundër narkotrafikut. Lisi është këshilluar nga Agaçi për një veprim imobiliar dhe Agaçi e ka vënë në kontakt me Artur Shehun, kreu i narkotrafikut  ne kontakt me ‘CosaNostra’ dhe ‘SacraCoronaUnita’.

Lisi për ‘Report’ është shprehur se nuk e ka ditur se kush është Shehu dhe se i ka besuar Agaçit.’ shprehet drejtuesi i emisionit ‘Report’ duke shkuar drejt fundit të një reportazhi të gjatë.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...