×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Zyrtare/ Fondacioni pёr Liri dhe Demokraci, tani anëtar i rrjetit të PPE

Tuesday, 01 May 2018 14:24

Fondacioni për Liri dhe Demokraci është tanimë zyrtarisht dhe anëtar i qëndrës Wilfried Martens Centre for European Studies, think-tanku zyrtar i EPP - European People's Party.

Kandidatura e FLD-së u miratua gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të qëndrës Wilfried Martens, zhvilluar në Bruksel më datë 25 prill, drejtuar nga Mikulas Dzurinda, President i qëndrës dhe ish-Kryeministër i Sllovakisë, si dhe në prezencën e Joseph Daul, President i PPE e të Hans Gert Pottering, ish-President i Parlamentit Europian/CDU etj.

Qendra Wilfried Martens përmbledh 40 fondacione dhe institute politike nga 25 shtete të krijuara nga parti politike anëtare të PPE, ku ndër të tjera mund të veçohen Fondacioni italian De Gasperi, Fondacionet gjermane Konrad Adenauer dhe Hanns Seidel, apo dhe qendra austriake prestigjioze Polak.

Aktiviteti i qendrës përmbledh jo vetëm organizimin e takimeve, projekteve dhe konferencave mbi programet dhe praktikat më të mira të partive politike evropiane, por dhe realizimin e studimeve dhe qëndrimeve strategjike mbi çështje me interes mbarë evropian si rreziku rus për BE-në, emigracioni, terrorizmi apo dhe vulnerabiliteti i shtresës së mesme përballë globalizimit etj.

FLD është fondacioni zyrtar i Partia Demokratike e Shqipërisë me fokus konsulencën politike, organizimin e akademive dhe të trajnimeve për të rinjtë si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Krijuar në vitin 2015, FLD ka zhvilluar dhe bashkëpunuar në realizimin e nismave të ndryshme me partnerë si fondacionet gjermane KAS dhe Hanns Seidel, IRI, NDI, Institutin Robert Schuman etj.

Në Asamblenë e Përgjithshme të qendrës Wilfried Martens, FLD u përfaqësua nga drejtori ekzekutiv Akil Kraja dhe menaxheri i kërkimeve, Stiliano Rushaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...